E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Teuta, finalja befasuese e Kupës

ASA - Teuta pesë herë në finale nga viti 2000. 16 maj 2007, Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa": Teuta-Besa. Durrsakët në finalen e nëntë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa kundërshtari i saj, Besa në të shtatën, por me një rikthim pas 15 vjetësh në dy më të mirat e Shqipërisë. Për herë të parë pas vitit 2000, kur trofeun e diskutuan Teuta dhe Lushnja, në atë të vitit 2007 nuk do jetë një ekip nga kryeqyteti por do ta ndajnë mes tyre dy fqinjë të mirë. Skuadra e Teutës është ekipi që ka diskutuar më shumë finale në shekullin e ri: plot pesë herë, ndërkohë që Tirana e ka diskutuar atë katër herë dhe Partizani vetëm një herë.
PERSERITET HISTORIA E 2005
Teuta, gati me të njëjtën skemë që eliminoi në cerekfinale Tiranën në barazimin dramatik 2-2 në kryeqytet, po me një barazim 1-1 eliminoi rekordmenin Partizani, edhe pse skuadra e të kuqve konsiderohej favorite përpara takimit në "Qemal Stafa" , për shkak të barazimit 0-0 në "Niko Dovana". Ashtu si në vitin 2005 kur të dy ekipet u përballën në gjysmëfinale, e kualifikuara ishte Tueta.
Për t'u kthyer te takimi i zhvilluar "Qemal Stafa", ishte Partizani që shënoi i pari me një gol të shpejtë të Paulin Dhembit në minutën e 7, por pa kaluar as pesë minuta Teuta barazoi me anë të Qazim Bunës në të 13'. Dy skuadrat u përpoqën në pjesën e mbetur të lojës me misione diamtralisht të kundërta: Partizani për të realizuar golin e fitores, ndërsa Teuta për ta mbrojtur atë, ku në vonesat e vazhdueshme të lojës u përfshi edhe portieri durrsak, Xhevair Kapllani, i ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Sokol Jareci. Pas katër minutave shtesë të pjesës së dytë, Teuta falë golit në fushën kundërshtare kaloi për herë trë nëntë në finale, kur e ka fituar atë vetëm tri herë: 1995, 2000 dhe 2005. Rruga e Teutës për në finale kaloi përmes Gramshit(1-0, 5-1), më pas Apolonisë (0-0, 2-1), Tiranën (2-1, 2-2) dhe Partizanin (0-0, 1-1).
HISTORIA E FINALEVE TE TEUTES
Për herë të parë Teuta (asokohë e njohur si Lokomotiva) ka qenë në finalen e vitit 1957, kur humbi me Partizanin me rezultatin 2-0. Në vitin 1975, pas 18 vitesh mungesë Teuta diskutoi finalen e dytë me Labinotin (Elbasanin) ku i humbi të dyja ndeshjet me rezultatin 1-0. Hera e tretë është ajo e vitit 1994 kur humbi me Tiranën (0-0, 0-1), për ta përsëritur finalen e katërt një vit me pas (1995) po me Tiranën, por të fituar me penallti (4-3). Rikthim madhështor në vitin 2000 ku fitoi edhe Kupën e dytë të Shqipërisë përballë Lushnjës nga gjuajtjet e penalltive: 5-4, pas rezultatit 0-0 në lojë. Sërish në finale një vit më pas, kur humbi në finalen e vitit 2001 me Tiraën thellësisht 5-0 Në vitin 2003, Teuta është përballë Dinamos ku humbi 1-0, ndërsa në vitin 2005 fitoi me penallti kundër Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›