E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy volejbollistë kosovarë në përfaqësuesen e Shqipërisë

Dy volejbollistë të skuadrës kampione në fuqi të Kosovës, Mabetex, do të jenë pjesë e përfaqësueses shqiptare të volejbollit. Përzgjedhësi i kësaj përfaqësuese, Ylli Tomori, pas përfundimit të turneut "Shyqa-Sheki-Smaja" të zhvilluar në Prishtinë ka konfirmuar se Adriatik Kajtazi dhe Gazmend Husaj do të jenë pjesë e përfaqësueses A të Shqipërisë. Padyshim kjo është një e arritur e madhe për këta dy volejbollistë të spikatur dhe tejet të talentuar, të cilët kësisoj do të kenë mundësi që karrierën e tyre ta begatojnë edhe me sfida ndërkombëtare.
Ky është rasti i parë që volejbollistë nga Kosova ftohen për të mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë, ndërsa një gjë e tillë është aplikuar me shumë sukses në kombëtaren e futbollit dhe atë të basketbollit si dhe në disa prej sporteve luftarake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›