E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apollon: Bushi i rëndësishëm, ka instikt vrasës

Sulmuesit shqiptar, Alban Bushit i kërkohet nga ekipi grek i Apollon Kalamarias ku ai aktivizohet me sukses vitin e fundit të shtyjë edhe një vit tjetër kontratën që skadon në mbarim të sezonit në vazhdim. Emri si dhe sjellja e tij u diskutuan shumë së fundi pas incidentin që pati me kapitenin e Panathinaikosit, Dhimitris Papadhopulos, por mesa duket ngjarja në fjalë ka mbetur pas për drejtuesit e klubit të shqiptarit, të cilët mesa duket (në qoftë se edhe Bushi e dëshiron një gjë të tillë) do të kërkojnë prej tij shtyrjen edhe një vit të kontratës. Sulmuesi 32-vjecar në bazë të kontratës ekzistuese mbetet i lire në fund të sezonit që ka edhe dy javë për tu luajtur, por Kalamaria nga ana e saj synon shtyrjen e kontratës, gjë që është shprehur vetë nga goja e Presidentit Dhamilos në faqet e shtypit grek të ditës së mërkurë. "Do të bëjmë c'është e mundur, - është shprehur ai,- që Albani të mbetet në skuadër". Sipas fjalëve të tyre vështirë se mund të gjendet për momentin një sulmues me instinktin "vrasës" të Albanit brenda zonës së rreptësisë dhe sigurisht me të hollat e pakta që ai shpërblehet në vit (80000 euro për sezon).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›