Bushi shënon kundër Aris, Vangjeli rikthehet si titullar

Përballja mes Aris të Selanikut dhe Apollon Kallamaria do të duhej të kishe qenë mbrëmja e Kristi Vangjelit për të festuar, pasi mbrojtësi shqiptar e ka parë veten titular në një ndeshje zyrare pas më shumë se një muaji, por ka qenë shqiptari tjetër në fushë, Alban Bushi, ai që ka rrëmbyer lavdinë e kësaj mbrëmjeje duke shënuar gol në minutat e fundit të takimit për të barazuar në 2-2 rezultatin për skuadrën e tij. Ndeshja kishte filluar mirë për Arisin që ka kaluar në epërsi që në pjesën e parë me golat e serbit Iliq, por në 45-minutëshin e dytë skuadra e Bushit ka arritur të barazojë, dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare ka qenë protaonisti kryesor pasi ka shënuar golin e barazimit në minuën e katërt të lojës shtesë. Një lajm i mirë i dyfishtë për trajunerin e kombëares shqiptare Ari Han, pasi në një ndeshje të vetme sulmuesi Alban Bush ii është kthyer golit, ndërsa mbrojtësi Kristi Vangjeli ka rifituar vendin e titullarit në skuadrën e tij. Korcari 22-vjecar ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45-të të ndeshjes.