Donadoni, kontrata e re ne shkurt

Donadoni, kontrata ne shkurt
Xhankarlo Abete, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, i siguroi të gjithë për kontratën e Roberto Donadonit. "E pranoj se ende nuk ka një propozim, por midis nesh ekziston një raport i mrekullueshëm. Kontrata do të mbyllet brenda muajit shkurt".
KASANO
Antonio Kasano nuk u thirr për ndeshjen Juventus-Sampdoria. Sulmues i Samp ka probleme muskulare. Prania e talentit barez është në dyshim edhe për sfidën kundër Romës në "Olimpiko" të vlefshme për cerekfinalet e Kupës së Italisë.
ROKI
Sulmuesi Tomaso Roki dha sinjale të qarta se do të jetë i gatshëm për sfidën e ditës së diel kundër Napolit, të paktën për një pjesë loje. I gatshmë nga ana tjetër, sipas calciomercato.com, është shqiptari Igli Tare, protagonist në Kupën e Italisë.
REJA
Trajneri i Napolit, Edi Reja doli në mbrojtje të Napolit të tij, që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje. "Boll të shohim klasifikimin për të parë ecurinë tonë. Unë mund të them se vendi i tetë deri tani është një rezultat i jashtëzakonshëm për ne".
PIKONE
Nuk kanë të mbaruar tragjeditë për skuadrën e Celanos, formacion i provincës italiane L'Aquila që militon në Serinë C2. Fabio Pikone, presidenti i skuadrës vdiq në moshën 41-vjecare, teksa u rrëzua gjatë ushtrimeve në një pistë motokrosi.
XHOB
Futbollisti i Aksolit, Tomas Xhob u transportua dje me urgjencë në spital pas një përplasje gjatë lojës në ndeshjen kundër Triestinës. Kamerunas mbeti në tokë pas një dylyftimi me Pezarezin. Loja u ndalua pesë minuta dhë në spital e coi ambulanca.
RANDRIANA
Futbollisti i Niort, Marko Randriana, i cili mbeti viktimë e një arresti kardiak gjatë ndeshjes kundër Sedanit për Ligën 2 franceze shpëtoi për mrekulli. Mjekët ndërhynë menjëherë në fushë duke përdorur defibrilator duke shpëtuar lojtarin.
ROMMDAHL
Nga Holanda vijnë zërat për një interesim të Paleromos për anësorin e shpejtë danez Denis Romedahl, në forcë me Ajaksin. I ndjekur edhe nga skuadra angleze e spanjole, Romedahl do të marrë vendin e Dianës, i cili është në shenjstrën e Parmës dhe Torinos.
DIEGO
Gazeta torineze "La Stampa" shkruan se Juventusi është shumë afër nënshkrimit me Diegon, mesfushorin 22-vjecar të skuadrës gjermane Verder Bremen. Vlera e kartonit të fantazistit brazilian cmohet në 30 milionë euro, por Juve është gati të derdhë 20 milionë.
TURAM
Talenti Turam. Ky mund të jetë blerja e ardhshme e Barcelonës. Ish- mbrojtësi i Parmës dhe Juventusit, Lilian Turam, i sugjeroi presidencës katalanase të ndjekë me vëmendje paraqitjet e Joan Ulien Turam (19 vjec), portieri i Monakos në Francë.
KOVACEVIC
Mbrojtësi 19-vjecar zviceran Mihael Kovacevic la Koperin, skuadër e kategorisë së parë sllovene, dhe u bashkua me Dandi Junaitid, ekipi i Premier Ligës skoceze. Djaloshi i talentuar nënshkroi një kontratë trevjecare deri në qershor të vitit 2011.