Bust për Jusuf Gërvallën
Në hapësirat e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, të enjten është vënë gur-themeli i bazamentit ku do tw vendoset busti i dëshmorit të kombit Jusuf Gërvalla.
Vënien e këtij gur-themeli e kanë bërë Hysen Gërvalla, Musa Berisha, Nazmi Selmanaj dhe Abdyl Mushkolaj. Në këtë rast kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, duke folur për figurën e dëshmorit Gërvalla, ka thënë se shqiptarët krenohen me veprimtarinë e tij patriotike, ndërkohë ka nënvizuar që të gjithë i kanë borxh këtij patrioti, por në veçanti vendlindja e tij.
Ai ka treguar se iniciativa për ndërtimin e këtij busti ka rrjedhë nga diaspora jonë. Për ndërtimin e këtij busti mërgimtarët në Zvicër do të grumbullojnë 10 mijë euro, punimin dhe gdhendjen bustit në bronz do ta bëjë skulptori Gani Bajraktari, kurse menaxhimin punëve e ka mare përsipër Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL të UÇK-së për Dukagjin.
Busti do të përurohet më 1 tetor, në ditëlindjen e Jusuf Gërvallës.