Meta: Kosova e pavarur, realitet që duhet pranuar
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta u prit në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci. Gjatë këtij takimi ministri Meta theksoi se Kosova e pavarur është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë.
“Kosova e pavarur dhe evropiane, janë në interes jo vetëm të qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim etnik, por janë në interes edhe të të gjithë fqinjëve të Kosovës. Ky realitet është mirë të njihet nga të gjithë, sepse çdo qëndrim tjetër nuk i shërben momentit të ri përshpejtues të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE” u shpreh ministri Meta gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës.
Ndërkaq, zv/kryeministri Meta tha se kohët e fundit anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, është një ngjarje tepër premtuese, në mënyrë që Kosova shumë shpejt të arrijë edhe progresin e dëshiruar ekonomik dhe social dhe njëkohësisht edhe zhvillimet e tjera.
Meta po ashtu ka vlerësuar standardet e arritura në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehu përkrahjen e plotë për Qeverinë e Kosovës, për përpjekjet e saj për ta integruar sa më mirë minoritetin serb dhe të gjitha grupet e tjera në vend.
“Njëkohësisht shpreh edhe angazhimet e Qeverisë shqiptare për të ndihmuar edhe ne nga ana jonë për të kontribuuar në plotësimin e disa shërbimeve të komunitetit serb me iniciativa konkrete. Kosova e pavarur dhe Kosova evropiane, janë interes jo vetëm të qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim etnik, por janë në interes edhe të të gjithë fqinjëve të Kosovës. Ky realitet është mirë të njihet nga të gjithë, sepse çdo qëndrim tjetër nuk i shërben atij momenti të ri përshpejtues të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, u shpreh Meta.
Kryeministri Thaci, nga ana e tij ka cilësuar si dicka shume pozitive perspektivën evropiane të dy vendeve.
“Është mjaft inkurajuese kjo perspektivë e dy vendeve tona, NATO për Kosovën dhe BE për Shqipërinë”, pohoi Thaci.
Thaçi falenderoi Metën për angazhimet e tij në të gjitha takimet ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, në veçanti të njohjeve të reja që kanë ardhur dhe - siç u shpreh ai – “që do të vijnë në të ardhmen”.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)