E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KQZ: Fushata zgjedhore kushtoi 4 milionë dollarë

TIRANE- Fushata e zgjedhjeve të 28 qershorit u ka kushtuar partive politike plot 4 milionë dollarë. Ky është konstatimi i raportit të hartuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili do tu lerë gjithashtu kohë partive politike të paraqesin mendiemt e tyre për shkeljet e vëna re.
Është Partia Demokratike ajo që mban kampion me totalin e shpenzimeve në shumën 157 milionë lekë ndërsa Partia Socialiste me 101 milionë lekë.
Neni 90 pika 3 e Kodit Zgjedhor përcakton se shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10 fishin e shumës më të madhe nga fondi që partia politike ka marrë.
Nga 33 partitë e audituara, kanë përfituar fonde nga donatorë , persona fizikë ose juridikë, vetëm 13 të tilla.
Grupi i auditimit në KQZ vërejti se disa parti politike nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në lishje me financimin e fushatës.

Rezulton se Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Ligj e Drejtësi nuk kanë respektuar kërkesën e parashikuar në nenin 91 pika1 e Kodit Zgjedhor pasi nuk kanë regjistruar në regjistrin e posacëm shumën e fondeve të përfituara nga persoant fizikë ose juridikë.
Partia Aleanca Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Republikane, Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut rezultojnë se nuk kanë respektuar kërkesën e parashikuar në nenin 91 pika 2 të Kodit Zgjedhor pasi nuk kanë hapur një llogari të posacme për dhurimin e fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë.

Një pjesë e tyre nuk ka respektuar gjithashtu kërkesat e parashikuara nga neni 91 pika 3 e Kodit pasi shpenzimet e kryera prej tyre për fushatën zgjedhore nuk janë dokumentuar duke respektuar legjislacionin tatimor dhe për këtë arsye këto forca politike janë gjobitur me shumën 50 dhe 60 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për partitë politike në total ishte 65 milionë lekë nga të cilat PD mori 16 milionë dhe PS pak më shumë se 13 milionë.
Përsa i përket fondit të ëprfituar nga donatorët figuron në 13 parti politike ku PD ka marrë shumën më të madhe prej 81 milionë lekësh dhe PS 68 milionë.
Pavarësisht propozimit të grupit të auditit për të bërë një hetim më të thellë të të ardhurave për fushatën, KQZ vendosi të mos e thellojë më tej këtë hetim. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›