Kosovë, Arrin në 6 numri i viktimave nga virusi AH1N1
PRISHTINE- Rritet numri i viktimave nga A/H1N1 në Kosovë. Në harkun kohor të 10 ditëve, ka shkuar në 10 numri i viktimave.
Kjo është bërë e ditur në takimin e Grupin punues për menaxhimin e pandemisë së Gripit A H1N1, në të cilin është raportuar për situatën epidemiologjike në Kosovë, masat e ndërmarra dhe hapat që duhet ndërmarrë ditëve në vijim.
Në këtë takim u bë e ditur se po ashtu, se sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një i sëmurë me shenja të dëmtimit të rëndë të mushkërive dhe i dyshuar për infeksion në A H1N1. Rezultatet për këtë rast janë në pritje.
Sipas drejtuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i të konfirmuarve pozitiv në A H1N1 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 118.
Grupi punues për menaxhimin e pandemisë u bën thirrje qytetarëve që ta shtojnë kujdesin dhe t’i zbatojnë masat preventive, duke respektuar rekomandimet dhe këshillat e institucioneve, në veçanti lajmërimin me kohë te mjeku, derisa rikujton se Komiteti Nacional i Kosovës për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër Gripit A H1N1.
(m.a/rtk/BalkanWeb)