E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat e 21 janarit, pranga tre shtetasve

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Në pranga ranë shtetasit Feta Ajet Mataj, 29-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Durrës si dhe Arjanit Ajet Mataj, 38-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas me date 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të planizuar me shërbim për mbarvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin Altin Bajram Koçeku, 19-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Procedimi ndaj tij, u bë pasi më datë 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka konsumuar veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-31 11:18
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›