Rama: Berisha, pergjegjes per tragjedine e Butrintit

Kryetari socialist, Edi Rama akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha si pergjegjes per tragjedine e fundit qe ndodhi ne Butrint.
"Berisha eshte kapur nga paaftesia, papergjegjshmeria dhe korrupsioni. Po ai dhe tellallet e tij jane pergjegjes per kete qe ndodhi", u shpreh Rama, duke theksuar se tragjedia e radhes eshte shembulli i asaj qe ndodh ne kater anet e vendit te zhytur ne varferi.
Sipas Rames, kasta politike po tregon sukseset e saj dhe akuzon te tjeret si fajtore apo te keqkuptuar lidhur me situaten qe flet vete.
"Ka ardhur koha qe te kete nje ndryshim rrenjesor, nje transformim me themel te kesaj kulture per te hapur nje perspektive te re", u shpreh Rama.
Kreu socialist akuzoi qeverine dhe mazhorancen se kane degjeneruar dhe se bashkesia nderkombetar tashme e ka shprehur shqetesimin e saj sepse eshte e mireinformuar.