Topi shtyn viziten ne Mal te Zi

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka shtyrë një vizitë dy ditore të planifikuar për ta nisur të martën në Malin e Zi.
BBC konfirmoi lajmin edhe nga burime të presidencës shqiptare.
BBC konfirmoi lajmin edhe nga burime të presidencës shqiptare.
Ende nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e kësaj vizite, por mendohet se ato kanë lidhje me tensionet e ditëve të fundit në Malin e Zi të shkaktuara nga opozita proserbe, e cila kundërshton njohjen nga Podgorica të pavarësisë së Kosovës.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, vizita e presidentit Bamir Topi e planifikuar për të nisur të martën është shtyrë për një datë tjetër.