Italiani vjedh kompjuterin e hotelit
TIRANE - Nje qytetar italian pasi ka ndenjur per disa dite ne nje hotel ne Tirane, ne fund ka vjedhur dhe nje kompjuter "Lap-Top". Ngjarja ka ndodhur ne kryeqytet, ne hotelin e njohur "Tirana Internacional", ku Xhuzepe Di Xhulio klient, ka vjedhur kompjuterin ne pronesi te hotelit. Pasi kane bere kontrollin dhe eshte vene re vjedhja e kryer, kane bere denoncimin ne polici, per ngjarjen. Kane qene punonjesit e hotelit, qe pasi kane konstatuar vjedhjen e monitorit te nje kompjuteri ne pronesi te shoqerise, kane njoftuar dhe pergjegjesit. Nga veprimet hetimore te kryera nga policia e kryeqytetit ka rezultuar se autor i kesaj vjedhjeje eshte nje qytetar italian, i cili ka qene klient i ketij hoteli Xhuzepe Di Xhulio. Specialistet e seksionit kunder vjedhjeve te biznesit jane duke punuar per kapjen e autorit te dyshuar si vjedhes. Ky i fundit dyshohet se eshte larguar nga kryeqyteti dhe eshte kerkuar ndihma e kolegeve te rretheve per ndalimin e tij. Mesohet se di Xhulio, kishte ndenjur disa dite ne hotel dhe pasi eshte larguar ka marre dhe kompjuterin, e shoqerise se biznesit. Hetimet per kete ceshtje jane duke u bere nga Prokuroria e Tiranes.
A. Cena
A. Cena