Butrint, një 18-vjecar mungon në apel
Katër të mbijetuar në spital dhe të tjerë që kaluan natën në komisariat, ndërkohë që deklarohet se mund të jenë edhe viktima të tjera. Ky është bilanci i deritanishëm i tragjedisë së Kanalit të Butrintit. Deri tani, në apel mungon 18-vjeçari Ndriçim Myftari, nga një fshat i Lushnjës dhe për policinë ai figuron i humbur. Çështja është marrë nga Krimet e Rënda, ku mësohet të kenë përfunduar dy të rinj nga fshati Gjashtë, pikërisht Ahmet Bushi e Zeqir Mane, si dhe Ilir Mata nga fshati i Vrinës, 1 km larg Butrintit. Të tre janë të dyshuar si menaxherë të trafikimit të më shumë se 26 klandestinëve, ndërkohë që komunikata e Ministrisë së Brendshme bën publikë 22 emra.
Nata e parë, pas tragjedisë së ndodhur në Butrint, ka kaluar në ankth. Shumë më e rëndë ka qenë ajo për Dritan Jahon, bashkëshortin e Elvira Jahos dhe babanë e bebes vetëm 3-muajshe Klara Jaho, të identifikuara nga vetë ai, pas momenteve të para të përmbysjes së varkës me lopata. Një natë tensioni, depresioni e stresi ka qenë ajo edhe për familjarët e të rrezikuarve për t‘u mbytur, duke zgjedhur të kalojnë Kanalin e Butrintit me varka me rrema, për t‘i shpëtuar patrullës së policisë kufitare shqiptare, që kishte zënë pritë në anën tjetër të /////////////////////lundrës. Të paktën dhjetë klandestinë janë mbajtur në Komisariatin e Sarandës dhe janë pyetur për rrethanat e ngjarjes tragjike. Ata kanë thënë se dikush i kishte marrë përsipër t‘i çonte në Athinë, për njëmijë euro e ata i kishin besuar jo vetëm kuletën, por edhe jetën. Por, rruga pat nisur me të papritura që në kalimin e pengesës së parë, që është kontrolli i policisë kufitare në trapin që bashkon dy brigjet e kanalit të Butrintit. Prania e uniformave blu u ka prishur planet udhërrëfyesve dhe atyre u ka punuar mendja ta shmangin, duke dalë përtej postbllokut policor, nëse do të hidheshin matanë me varkë. Ideja aventurore u ka shkrepur dhe, si njohës të mirë të vendit, i janë drejtuar molit të varkave të midhjarëve (kultivuesve të midhjes), nga ana e Portës së Luanit, në qytetin antik të Butrintit. Rruga e parë ka ecur pa probleme me 11 klandestinë, por në rrugën e dytë ata ishin edhe 5 më tepër, kur varka nuk është bërë për më tepër se 8-9 vetë. Një lëvizje e çastit e gruas me fëmijën 3-muajsh në varkë, ka bërë që të humbë ekuilibri për të gjithë e të gjithë të përfundojnë të lebetitur në ujë.
26-vjeçarja nga rrethi i Elbasanit, Valbona Senja, mësohet të ketë qenë një nga tri gratë e aventurës klandestine. E çuditshme dhe e mrekullueshme njëherësh, pasi ajo ka mbijetuar, megjithëse shtatzënë. Edhe kur Valbona ka marrë asistencën e mjekëve në shtëpinë e lindjes në Sarandë, ka rezultuar pa probleme.
Katër të mbijetuar kanë marrë ndihmën e parë në spitalin "Petro Nako" të qytetit të Sarandës, mes të cilëve edhe Dritan Jahaj, bashkëshorti i viktimës Elvira dhe babai i vajzës 3-muajshe Klara Jaho. E vërteta e humbjes së dy njerëzve më të afërt të familjes, e ka lënë pa mend, pa gojë. Ai qëndron gojëmbërthyer në pavijonin e patologjisë së spitalit të Sarandës, ku është nën kujdesin e mjekëve dhe uniformave blu njëherësh, së bashku me dy të mbijetuar të tjerë.
Një natë kushtrimi ka qenë edhe për bluzat e bardha të spitalit të Sarandës. Fillimisht ndihma e parë u dha me të dalë në breg, në pllakat e gurta të Butrintit, pastaj në autoambulancat që udhëtonin me shpejtësi drejt spitalit në Sarandë e në duar të mjekëve me përvojë. "Mjekë, po se po, thotë drejtori i shëndetit publik të Sarandës, Dhimitraq Lapa, por edhe punonjës të shëndetësisë të nivelit të dytë, kanë qenë pranë situatës kritike të të mbijetuarve". Në orët e para pas mesnate kanë mbërritur pranë të mbijetuarve edhe këshilltari i ministres Godo, Bardh Spahia dhe një grup mjekësh nga kryeqyteti, të cilët e kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Spahia, nga komunikimi me autoritetet kompetente dhe jo të sëmurët, ka deklaruar se të paktën edhe dy nga klandestinët mund të kenë humbur jetën.
Cane Gjini dhe bashkëshortja e tij kanë ardhur nëpër natë nga Lazarati i Gjirokastrës, pasi kanë mësuar nga media se midis të mbijetuarve ka qenë edhe Denis Zeneli, me të cilin ka lidhje krushqie. E kanë vizituar atë, por, ndërkohë, "fajtore" për tragjedinë kanë bërë mungesën e vendeve të punës dhe të vizave të punës, që i bëjnë njerëzit të mbyllin sytë përpara të keqes dhe gjëmës.
Operacioni
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit të humbur, por nuk ka asnjë shenjë të tij
Palombarët, kërkime pa sukses në shtratin e Kanalit të Vivarit
Në Butrint është kërkuar edhe ndihma e palombarëve, për të mundësuar krehjen e nënujit midis dy brigjeve të Kanalit të Butrintit, atje ku një ditë më parë u përmbys varka e peshkimit me rrema. Të paktën 16 vetë përfunduan në ujë, duke parë vdekjen me sy dhe numri i viktimave po shkon në tre. Në mbështetje të grupit të palombarëve të zhytur disa herë në hapësirën ujore të Kanalit të Vivarit dhe Butrintit, kanë qenë edhe ekspertë nga Komisariati i Policisë së Sarandës. Pas disa orësh kërkimi nuk është hasur më ndonjë kufomë të re, ndërkohë që këto burime thanë se puna për kryerjen e verifikimeve të nevojshme vazhdon. Nga verifikimi i bërë në disa orë janë disponuar veshje, qese ushqimesh e bidonë me ujë, që klandestinët kanë pasur me vete në çastin e hipjes në varkë. Operacionin e kërkimit të njerëzve të specializuar e kanë ndjekur me interesim të jashtëzakonshëm edhe familjarë, që ende nuk kanë gjetur të afërmit e tyre, ndërkohë që ata i kanë munguar listës emërore të bërë publike në komunikatën zyrtare të dikasterit blu, edhe atyre që marrin trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës, apo rrethit të personave të shoqëruar në Komisariatin e Sarandës. Një prej atyre, që e ka shoqëruar me më shumë shpresë operacionin e kërkimit të ekipit të palombarëve, kanë qenë familjarë të 18-vjeçarit Ndriçim Myftari, nga Bubullima e Lushnjës e sidomos e xhaxhait të tij, Bashkim Myftari. "Nuk do të ikë nga Butrinti, pa gjetur nipin", u shpreh i vendosur deri në vetësakrifikim ai. Ndërkohë, i ati i djaloshit ende të pagjetur as gjallë e as vdekur, Ylli Myftari, ka përfunduar në spital, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Për 13 personat e mbijetuar nuk ka munguar përkujdesja, duke iu siguruar kushte fjetjeje, larjeje dhe ushqimi në hotel "Gjika" në qytetin e Sarandës, ndërkohë që ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme marrja e tyre në pyetje rreth tragjedisë.
I mbijetuari
Një 45-vjeçar, nga Lushnja, tregon peripecitë e udhëtimit që i rrezikoi jetën
U mbajta me dhëmbë pas rrjetës
Rreth orës 23:00, tre të mbijetuarve të parë u është bashkuar edhe Arben Korovelli, i cili nuk ka qenë në listën e të identifikuarve të policisë. Përmes dhimbjeve të shumta që ndjente, 40-vjeçari Arben Korovelli, nga fshatit Stan, i Karbunarës së Lushnjës, tha se "dy djem-fëmijë i morën më qafë".
"Kisha tri ditë që kisha ardhur në Sarandë për të marrë udhën e Greqisë, tregon ai. Flinim nëpër lulishte, falë Zotit dhe motit që akoma mban ngrohtë, për fukaranë".
Arbeni thotë se kishte edhe burra e djem të tjerë nga fshatrat e Lushnjës, "por unë njërin njihja", kujtohet ai mes plagëve që i dhembin, teksa është duke pritur që të bëjë një grafi të brinjëve.
Shpëtimin nga vdekja, ai thotë se e ka nga veprimi i shpejtë në buzë të vdekjes. "U zhvesha lakuriq, që mos më pengonin teshat për të notuar e manovruar", rrëfehet Arbeni. Por ajo që i ka vulosur qëndrimin në këtë jetë ka qenë se u kap pas rrjetave që ishin në varkën e përmbysur. "U mbajta fort prej rrjetës, thotë ai, jo vetëm me duar e me këmbë, por edhe duke i ngulur fort dhëmbët mbi të".
Nga morti në mort, dy varre të reja në Perondi të Kuçovës
Pas djalit 27 vjeç, familja Bakiu përcjell vajzën dhe mbesën
Mbytja e dy viktimave nga Berati, në varkën që u përmbyt mbrëmjen e djeshme, në tentativë për të shkuar drejt Greqisë, ka hapur dyert për mort në dy familje. Trupat e pajetë të Elvira dhe Klara Jahos kanë mbërritur në orën 7:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Lapardha, në banesën e prindërve të Dritan Jahos. Familja Jaho ka pritur trupin e pajetë të nuses Elvira, 21 vjeçe dhe mbesës vetëm tremuajshe, Klara, të cilat nuk mundën të mbërrijnë në Greqi ku kishin nisur jetën e re.
Të afërm, por dhe banorë të fshatit, kanë kryer ngushëllime pranë familjes Jaho, nga ku dy orë më pas trupat e pajetë i janë drejtuar fshatit Perondi, në rrethin e Kuçovës, ku banon familja e Elvirës. Një i afërm i familjes, Adil Jaho, që është edhe kryeplaku i fshatit, thotë se Dritani jetonte prej vitesh në Greqi dhe ishte i pajisur me dokumente të rregullta. Por, ai nuk kishte arritur të bënte të njëjtën gjë për bashkëshorten dhe vajzën e tij. Një vit më parë, Elvira kishte shkuar në Greqi tek i shoqi, ku dhe kishin lindur vajzën e tyre. Rreth 40 ditë më parë, familja e re ish detyruar të kthehej nga Greqia për shkak të vdekjes së vëllait të Elvirës.
Krejtësisht i shokuar bashkëshorti ka shkuar në banesën e gruas së tij, por nuk ka mundur të tregojë asgjë rreth ngjarjes së rëndë. Të vetmet fjalë që u ka thënë familjarëve Dritani kanë qenë: "Nuk munda t‘i shpëtoj".
Të afërmve të tij, ai u ka treguar se "ishim shumë në varkë dhe gjithçka duhej të bëhej në heshtje pa bërë zhurmë, se ndryshe do të diktoheshim". Me sa duket, barka nuk i mbante dot të gjithë dhe mbipesha bëri që ajo të anonte sa në të majtë në të djathtë dhe diku në mes të kanalit u përmbys. Lufta për jetë a vdekje ka bërë që njerëzit të rrezikonin njëri-tjetrin. "U përpoqa të ndihmoja gruan e fëmijën, por nuk arrita dot", ka thënë Dritani, që vetëm tre muaj ishte baba i gëzuar.
Rreth ngjarjes ka folur dhe daja i vajzës, Rexhep Kapedani, i cili ka pohuar se ishte mungesa e dokumenteve që çoi drejt vdekjes Elvirën dhe vajzën e saj të mitur. Rreth orës 10:00, morti ka hapur dyert edhe në familjen Bakiu, në fshatin Perondi të Kuçovës. Trupat e pajetë të Elvirës dhe Klarës së mitur kanë mbërritur në banesën e prindërve, ndërkohë që lamtumira e fundit u është dhënë rreth orës 16:00. Familja Bakiu, 40 ditë më parë ka varrosur një prej fëmijëve, i vrarë në Greqi, çka është bërë shkak i kthimit nga emigrimi i çiftit të ri. Tri ditë më parë, Dritani së bashku me bashkëshorten dhe vajzën mësohet se ishin nisur drejt Sarandës, me qëllim për të shkuar drejt Greqisë, Korinthit, ku jetonin prej vitesh. Ndërkohë, për të ngushëlluar familjen për humbjen e të afërmve, në familjen Bakiu ka shkuar deputeti Erion Braçe.
Planet
Dritan dhe Elvira Jaho kishin vendosur të ktheheshin e të jetonin përgjithmonë në fshat
"Në Greqi, vetëm për të ndërtuar shtëpinë"
Dritani dhe Elvira kishin vendosur të punonin në Greqi derisa të siguronin të ardhurat e mjaftueshme për të përfunduar ndërtimin e një shtëpie në fshat, që e kishin nisur disa vite më parë. Dritani kishte vite që punonte në shtetin grek si emigrant, madje duke provuar punë të ndryshme dhe kishte nisur të ndërtonte shtëpinë e tij, ku do të jetonte me familjen e sapokrijuar. Vetëm katër vitet e fundit ai kishte mundur të punonte në qytetin e Korinthit, në një ndërmarrje të prodhimit të plehut.
Ëndrra e Dritanit ishte të kishte një shtëpi dhe të rikthehej e të jetonte në fshatin e tij, pasi kurbeti e kishte lodhur shumë.
Dy vite më parë ishte njohur me vajzën që e kishte dashur shumë, Elvirën dhe një vit më parë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre.
Lumturisë së çiftit iu shtua edhe lindja e vajzës Klara. Çifti kishte dy vjet që kishte bërë kërkesë pranë autoriteteve greke për të bërë bashkimin familjar, por për sa kohë nuk e kishin siguruar këtë nuk mund të ktheheshin në Shqipëri. Një fatkeqësi në familjen e Elvirës i detyroi të ktheheshin, megjithëse e dinin që do ta kishin të vështirë rikthimin në Greqi. Dritanit i duhej me patjetër të kthehej në Korinth, pasi nuk donte të humbiste punën, ndaj zgjodhi të kthehej atje edhe në mënyrë ilegale.
Kështu, familja e vogël mori rrugën e mërgimit vetëm një ditë më parë, pa e ditur se çfarë do t‘u ndodhte më pas. Pasi kishte bërë të gjitha pazaret, Dritani mori rrugën për në Greqi së bashku me gruan dhe fëmijën tre muajsh, megjithëse çmimi ishte i kripur.
Lushnjë
Adoleshenti i humbur tentonte për herë të dytë Greqinë
Të afërmit e Ndriçim Myftarit: U nis i shtyrë nga varfëria
Ndriçim Myftari, 18-vjeçari i cili rezulton i humbur në tragjedinë e Butrintit, është djali i madh i familjes Myftari që jeton në fshatin Imsh, të Komunës Bubullimë në rrethin e Lushnjës.
Që nga mbrëmja e së dielës, në familjen Myftari ka pllakosur zija. Nëna dhe babai i 18-vjeçarit të zhdukur, Ylli dhe Shkëndija, janë nisur menjëherë drejt Sarandës, ku presin të marrin ndonjë informacion më shumë për djalin e tyre, ndërsa motrat dhe të afërmit e tjerë qëndrojnë në shtëpi dhe thonë se fatkeqësia ka trokitur tashmë në shtëpinë e tyre. Natasha, motra më e madhe, e cila pret dhe përcjell njerëzit e shumtë, thotë se për Ndriçimin kjo ishte hera e dytë që tentonte të ikte në Greqi.
"Iku një herë në dimër, kur nuk mundi të shkonte në vendin që kishte përcaktuar, pasi e kapi policia greke e për pasojë u kthye. Herën e parë u nis në këmbë. Edhe kësaj radhe po ashtu kishte vendosur. Ka marrë nga shtëpia vetëm 500 mijë lekë të vjetra", thotë Natasha, ndërsa sytë e saj mbushen me lot.
Ndërkohë, daja i të zhdukurit Arben Mënga, tregon për gazetën se "Ndriçimi ka folur me të atin rreth orës 18:00 të pasdites së të dielës dhe ka thënë se në mbrëmje do të kalonin kufirin".
Por nga familjarët, që edhe pse nuk janë veshur me të zeza besojnë se një tragjedi u ka ndodhur, mësohet se që nga mbrëmja e djeshme informacione alarmante dhe kontradiktore vijnë për 18-vjeçarin. Sipas të afërmve që kanë mbushur shtëpinë, Ndriçimi është nisur së bashku me dy shokët e tij nga fshati Imsh drejt Sarandës për të kaluar më pas në Greqi.
"Dy shokët e tij, që banojnë këtu në fshat, janë Denis Zena dhe Marsid Mita. Ata figurojnë mes të mbijetuarve dhe nga spitali kanë thënë se Ndriçimi nuk e ka kaluar Butrintin me varkën e tyre, por me një varkë që është nisur më parë. Vetëm kjo na mban me shpresë. Do Zoti ka shpëtuar", thotë Arben Mënga, daja i 18-vjeçarit të zhdukur.
Telefoni i familjes nuk pushon së rëni dhe nga bashkëbisedimet me telefonuesit kuptohet se të gjithë pyesin për fatin e Ndriçimit, i cili duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të familjes ka vendosur të emigrojë. Ndriçimi ka përfunduar arsimin tetëvjeçar. Pas shkollës ka qenë një ndihmë për të atin në punët e bujqësisë. Familja Myftari përbëhet nga shtatë anëtarë, pesë fëmijët dhe prindërit. 18-vjeçari është djali i madh dhe pasohet nga motrat Natasha e Pëllumbesha, të cilat rrisin edhe dy vëllezërit më të vegjël binjakë. Ajo çka luten prej më shumë se 12 orësh familjarët e Ndriçim Myftarit është lajmi për shpëtimin e jetës së tij.
Gjatë natës së të dielës, në këtë familje ka mbërritur edhe Policia e Lushnjës, e cila ka marrë në pyetje të afërmit që e prisnin.