Korçë, tetë pacientë rrezikojnë jetën nga ilaçet e spitalit
Tetë pacientë të repartit të kardiologjisë në spitalin e Korçës janë prekur nga një reaksion, që mendohet se është shkaktuar nga medikamentet. Vetëm të shtruarit në repartin e kardiologjisë kanë pësuar njëherazi një alergji, që ka vënë në alarm mjekët. Një ekip pune, i përbërë nga specialistë, është ngritur menjëherë për të normalizuar situatën, pasi të paktën tetë nga pacientët kanë pasur përkeqësim të ndejshëm të shëndetit, temperaturë dhe dridhje të forta, duke krijuar një situatë alarmante për bluzat e bardha, të cilat nuk kanë mundur të identifikojnë që në momentet e para shkaktarin e kësaj alergjie. Pacientët, që janë nën trajtim në kushtet spitalore në repartin e kardiologjisë, kanë pësuar një reaksion, pas marrjes së medikamenteve dhe vendosjes së serumit nëpër dhomat ku qëndrojnë të shtruar, ndërsa gjithçka ka ndodhur papritur në orën kur nga ana e infermierëve kryhet edhe mjekimi i tyre me ilaçet përkatëse. Pacientët tregojnë se nuk e kanë kuptuar se nga ka ardhur reaksioni që ka përkeqësuar menjëherë shëndetin e tyre, por, siç tregojnë ata, gjithçka ka ndodhur pas marrjes së serumit. "Kam pasur probleme sapo na bënë serumin. Si unë, ashtu edhe dy të sëmurë të tjerë të shtruar në të njëjtën dhomë pësuan një reaksion, ndërsa në të gjithë repartin ndodhi e njëjta gjë me të sëmurët. Në fillim kalova të dridhura të forta dhe po ashtu edhe tre pacientë të tjerë. Nuk e morëm vesh se nga çfarë u shkaktua kjo gjë, pasi kishte dhe serume të tjera, që ne themi se kanë qenë në rregull, pasi jo të gjithë të shtruarit patën këtë tip alergjie", thotë një nga pacientët e kardiologjisë. Edhe pse nga ana e bluzave të bardha dyshimet kanë rënë te serumi dhe uji fiziologjik, që iu është injektuar pacientëve në të njëjtën kohë, pas ndërhyrjes së shpejtë për të qetësuar pacientët e prekur nga ky reaksion kanë nisur edhe analizat për të identifikuar se çfarë ka sjellë në fakt këtë reagim te shëndeti i tyre.
Vetë pacientët thonë se medikamentet nuk janë cilësore, ndërsa sipas mjekëve, fakti se reaksioni është lokalizuar vetëm në një nga repartet, në një kohë që uji fiziologjik dhe serumet janë të njëjta në të gjithë spitalin, e përjashton mundësinë që reagimi të ketë ardhur nga uji dhe serumi. Megjithatë, sipas mjekëve që kanë nisur edhe kontrollet për repartin përkatës, fakti se ka pasur një reaksion te të sëmurët kardiakë tregon se ose një pjesë e të sëmurëve janë të ndjeshëm ndaj medikamenteve, ose në të kundërt ka pasur një gabim në dhënien e ilaçeve. Të shtruar në repartin e kardiologjisë të gjithë të prekurit nga ky reaksion janë trajtuar përgjatë gjithë natës për të kaluar nga gjendja kritike shëndetësore e krijuar.
Nëndrejtori i spitalit të Korçës, Ilir Koroveshi, ka deklaruar se janë bërë të gjitha analizat e nevojshme, por nuk ka rezultuar asnjë problem që lidhet me medikamentet. "Janë kryer analizat e nevojshme dhe nuk ka rezultuar asnjë problem që të ketë lidhje me ilaçet apo me furnizimin e fundit të medikamenteve. Nga verifikimet tona rezultoi se kemi të bëjmë me një gabim të infermierëve, të shkaktuar nga pakujdesia, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda dhe situata është zgjidhur falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve", tha Koroveshi.
Një javë më parë, një rast i ngjashëm ndodhi me një pacient në spitalin e Vlorës. Pacienti i sëmurë nga zemra pati komplikacione pas injektimit të penicilinës, por mjekët ia vunë shpejt e shpejt fajin infermieres. që kishte bërë injeksionin. Tani, që bëhet fjalë për pesë pacientë, që vuajnë nga zemra, çështja bëhet më serioze dhe justifikimi me "gabimin e infermiereve" bëhet pak i besueshëm.