Fillon faza e tretë e pranimeve në universitete
Zyrtarisht ka nisur dje faza e tretë e aplikimeve për pranimet në universitetet publike në vend. Agjencia e Pranimit të Kandidatëve në institucionet e arsimit të lartë ka bërë publike kriteret dhe mundësitë e aplikimit për të rinjtë që do të përfitojnë nga kjo mundësi e tretë. Gjithashtu, drejtori i APRIAL ka bërë të ditur se përfundoi edhe formatimi i Formularit A3, një dokument i posaçëm ky për këtë fazë të tretë. Kështu, këtë formular mund ta tërheqin dhe plotësojnë të gjithë ata të rinj që nuk kanë siguruar asnjë të drejtë studimi për vitin akademik 2008-‘09. Pra, ata, që aktualisht nuk janë shpallur fitues në asnjë nga preferencat e kërkuara në Formularin A2. Por shansi për t‘u regjistruar në një preferencë më të lartë se sa ajo e fituara u jepet sërish edhe atyre që nuk janë të kënaqur me fakultetin ku ndodhen tashmë. Frederik Shalësi, drejtor i agjencisë së pranimeve në një dalje publike dje, rikonfirmoi kategoritë e kandidatëve që kanë të drejtë të përfitojnë në këtë fazë të fundit pranimesh, pas daljes së udhëzimit përkatës nga ana e ministrit të Arsimit, Fatos Beja. Sipas Shalësit, Formulari A3 do të jetë individual dhe ai bazohet në "data base"-in aktual që disponon agjencia.
Në këtë fazë të tretë pritet të shpërndahen fitues të rinj për rreth 4 mijë kuota. Një pjesë e tyre kanë mbetur të lira, për shkak të largimit të fituesve në drejtim të universiteteve jashtë vendit. Ndërkohë që, sipas një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të MASH-it, në çdo degë që është plotësuar 100 për qind me kuotat e para, do të ketë edhe një shtesë prej 5 vendesh të lira. Ky ndryshim ka rritur shanset edhe për ato që ndryshe quhen fakultete shumë të preferuara. Megjithatë bëhet e ditur se degët e lira janë më të shumta në numër në universitetet e rretheve. Ka edhe një tjetër ndryshim mes dy kategorive të konkurrentëve për fazën e tretë të pranimeve në universitetet publike. Ata që nuk kanë fituar asnjë degë deri tani mund t‘i tërheqin Formularët A3 nga datat 22 deri më 26 tetor 2008 në çdo drejtori apo zyrë arsimi në rajonet ku banojnë. Ndërsa për kategoritë e tjera, Formulari A3 tërhiqet pranë zyrës së APRIAL deri në datën 22 tetor, brenda orës 18:00. Këtu përfshihen ata të rinj që aktualisht janë studentë të viteve të para, por duan një degë tjetër dhe rihyjnë në garë; ata që nuk kanë mundur të regjistrohen në fazën e dytë, ose ata që nuk figurojnë fare të regjistruar, ndonëse kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007 dhe 2008. Nuk përjashtohen as të rinjtë që kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve në korrik të vitit 2008, si dhe kanë fituar të dyja provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 në vitin 2007, ose 2008. Data finale e dorëzimit të Formularit A3 është 27 tetori. Ndërsa fituesit nga APRIAl shpallen më 5 nëntor dhe në universitete lista mbërrin një ditë më pas, pra më 6 nëntor. Regjistrimi i fituesve, bëhet pranë sekretarive mësimore të universiteteve deri më 15 nëntor. Për regjistrim, kandidati duhet të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale: dëftesë pjekurie, certifikatë lindjeje me fotografi, fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh. Për kandidatët që kanë braktisur degën duhet edhe vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.