E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butrint, nxirret nga uji trupi i 17-vjeçarit

Sarandë- Shkon në 5 numri i viktimave të tragjedisë së Butrinit. Pak më parë, polumbarët kanë nxjerrë nga liqeni një tjetër trup të pajetë. Kufoma është e adoleshentit që kërkohej që prej të dielës, duke shuar kështu të gjitha shpresat e familjarëve për gjetjen gjallë të 17-vjeçarit, Ndriçim Myftari.

Kanë qenë vetë familjarët që kanë bërë identifikimin e viktimës, duke pranuar se bëhet fjalë pikërisht për djalin e tyre. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se trupi u nxor në operacionin e dytë të zhvilluar nga polumbarët gjatë ditës së sotme.

Në kërkimet e sotme në liqen u angazhuan 13 polumbarë, që bënë zhytje në liqen për gjetjen e adoleshentit. Në zhytjen e parë, bërë gjatë paradites, u gjet një bluzë sporti ngjyrë ulliri, që u dyshua se ishte e djalit të zhytur. Por më pas ka qenë po babai i djalit, që deklaroi se bluza nuk ishte e fëmijës së tij.

Trupi i pajetë i Ndriçim Myftarit po përcillet për në morg, shoqëruar edhe nga familjarët që gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në vendin e ngjarjes, duke bërë apel për gjetjen e tij.

Arrest ne burg per dy trafikantet e Butrintit14.14Sarandë- Gjykata e Sarandës ka vendosur sot masën e sigurisë "arrest në burg" për dy nga gjashtë të akuzuarit si përgjegjës për tragjedinë e Butrinit, ku në tentativë për të kaluar liqenin me varkë drejt Greqisë, 4 vetë humbën jetë, ndërkohë që një tjetër vazhdon të mbetet i zhdukur.

Vendimi u dha për Ahmet Bushin dhe Bashkim Senën, të cilët akuzohen për vrasjen e më shumë se dy personave dhe trafikim të qenieve njerësore me qëllim përfitimi. Për Ahmet Bushin, gjykata vendosi 30 ditë burg, deri në plotësimin e hetimeve, ndërsa tjetri u la në burg pa afat.  

Sipas të dhënave nga gjykata mësohet se fillimsiht mbi ta rëndonte vetëm akuza e trafikut të qenieve njerëzore, por pas evoluimit të ngjarjes dhe shtimit të përmasave të tragjedisë, prokuroria ngriti ndaj tyre një tjetër akuzë, atë të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të më shumë se dy personave.

Ndërkohë për të arrestuarit e tjerë, të cilësuar përgjegjës për të njëjtën ngjarje, Dashamir Mane, Hyqmet Sollaku, Bashkim Madhi dhe Alber Gega, ende nuk është marrë masë sigurie.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 tetorit, ku një grup klandestinësh të hipur në varka druri tentonin të kalonin në Greqi, përmes liqenit të Butrintit. Por, nga mbipesha barka u përmbys dhe humbën jetën menjëherë Elvira Joho dhe vajza e saj 3 muajshe.

Ndërkohë që u deklarua i humbur adoleshenti nga Imshta e Lushnjes, Ndriçim Myftari, për të cilën prindërit dhanë menjëherë alarmin. Kërkimet e polumbarëve për gjetjen e tij, nxorrën nga uji dy viktima të tjera të tragjedisë, Amarildo Kukën, 20-vjeç nga Kurjani i Fierit dhe 27-vjeçarin Festim Hoxhaj, nga Vidhishta e të njëjtit rreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›