Butrint, vijojne kerkimet per gjetjen e 17-vjecarit

Nderkohe jane shtuar shpresat se i riu nga Lushnja mund te jete i gjalle, pasi ne liqen qe prej mengjesit te sotem jane gjendur shume materiale te imeta te klandestineve po jo trup njeriu.
Kurse policia ka deklaruar se kane nisur kerkimet edhe ne kodrat e zones se Butrintit, por ka dyshime se 17-vjecari mund te jete larguar me persona te tjere ne anen tjeter te kufirit.
Oret e ankthit per familjaret nuk kane perfunduar ende, pasi ata thone se njerezit qe duhet te prisnin ne anen tjeter te kufirit, 17-vjecarin nuk jane takuar ende me te.
Te afermit e tij u bejne thirrje kryeministrit dhe ministrit te Brendshem qe te shtojne numrin e polumbareve ne liqen, perndryshe do te hyjne vete per te gjetur 17 vjecarin e zhdukur.
Nje nate me pare nje varke me klandestine u permbys ne perpjekje per te kaluar liqenin, per shkuar me pas drejt kufirit me Greqine.