Meta: Berisha te ike

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kerkoi edhe njehere largimin e kryeministrit Sali Berisha , te cilin nga qyteti i Dibres, ai e cilesoi si njeriun e deshtimeve dhe mashtrimeve te medha.
Duke mos lene menjane edhe Partine Socialiste, te cilen e beri pergjegjese per fuqizimin e kryeministrit me ndryshimet kushtetuese te 21 prillit, Meta theksoi se ne 2009 shqiptaret do te firmosin perfundimisht largimin e Berishes nga politika.
“Shqiperia e Berishes eshte per fat te keq Shqiperia, e cila nuk rrezaton aspiratat dhe vullnetin e shumices se popullit shqiptar dhe te rinise shqiptare, po eshte Shqiperia e ndrydhur me energji”, u shpreh Meta.
Duke iu referuar ndryshmeve kushtetuese, Meta tha se jane pikerisht keto ndryshime qe jo vetem e bene Berishen me te forte, por edhe te marre revansh kunder pavaresise se institucioneve te drejtesise si gjykates dhe prokurorise.