Makina bie në humnerë, 2 të vdekur, 4 plagosen
Një fuoristradë, me 6 persona në bord ka rënë në humnerë, aksin rrugor Qafa e Buallit-Martanesh. Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona, ndërsa janë plagosur rëndë 4 të tjerë. Aksidenti mund të ketë shkak shpejtësinë.
MARTANESH- Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Qafa e Buallit-Martanesh. Një automjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një gremine rreth 500 metra të thellë. Si pasoje kanë humbur jetën Gazmir Gjoka drejtuesi i automjetit si dhe Bajram Bruci 48 vjec, pasagjer. Katër të plagosurit janë dërguar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës ku tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore nga vend i ngjarjes shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë bërë shpejtësia e automjetit më të cilin udhëtonte drejtuesi.
(s.g/BalkanWeb)