Tragjedia, PS: Shteti nuk po arrin të mbrojë njerëzit

Kryetarja e grupit socialist, duke shprehur në emër të gjithë deputetëve të PS, ngushëllimet për familjen Jaho, që humbi Elvirën 22 vjec dhe të bijën e saj 3-muajshe Klara, akuzoi shtetin, që nuk po arrin të mbrojë jetën e qytetarëve të vet.
"Njerëzit e dëshpëruar nga varfëria po sakrifikojnë gjithcka", tha Leskaj.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për rikthimin e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri.
Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, qeveria dështoi me korrupsionin dhe trafiqet.
Auron Tare, nje prej njohësve më të mirë të zonës së Butrintit, tregoi në emisionin e mëngjesit në Top Channel, se lëvizja e klandestinëve në këto anë nuk është fenomen i ri.
Sipas tij në periudhën e verës ka kontigjente me të rinj e të reja që tentojnë të kalojnë kufirin pikërisht përmes kanalit të Butrintit.