E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, burg pa afat pengmarresit

Gjykata e rrethit gjyqesor Lezhe ka dhene masen e sigurise burg pa afat per shtetasin Gezim Marku, i cili pak dite me pare morri peng nje femije 6 vjec.

Gjithashtu, eshte vendosur qe ceshtja e tij te kaloje per kompetence tek Gjykata e Krimeve te Renda. Ai akuzohet per heqje te lirise se personit ne rrethana renduese, sepse u kap pasi mbajti per ore te tera peng femijen per shkak te nje konflikti me prinderit e tij.

Pas marrjes peng, ai i ka telefonuar te atit te tij, duke i kerkuar risjelljen ne shtepi te se dashures, te cilen pretendonte se ia kishte marre babai i femijes se mitur.

Marku eshte arrestuar ne flagrance, pasi me pare fale negociatave te policise me te la te lire pengun.

Gjithashtu, gjykata e shkalles se pare Lezhe ka vendosur masen e detyrimit me paraqitje te taksistit, i cili kishte kryer transportin e Gezim Markut dhe femijes se marre peng.

Hetimet e deritanishme kane treguar se Ukaj nuk dinte gje qe femija qe ishte me Gezim Markun ishte marre peng, pasi sipas tij nuk kishte parqitur asnje shqetesim gjate rrugetimit nga Lezha deri ne Gjader, vend ku edhe u lirua femija i marre peng.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›