E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota e emigranteve , rrezik nga Greqia

Ne nje kohe kur kodi i ri zgjedhor po hartohet dhe kerkesat per votimin e emigranteve jane artikuluar fuqishem nga LSI dhe  grupimi G99, nga e djathta shqiptare vjen nje reagim tjeter kete here kundershtues.

Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, ish-zvkryeminister gjate kohes se qeverisjes se Partise Demokratike, 92- 97, pa mohuar ne asnje rast kontributin ekonomik te emigranteve ne Shqiperi, si dhe te drejten e tyre per te votuar, e sheh tjeterkund problemin. Fillimisht ai ndalet ne aspektin teknik.

"Ne nuk kemi ende nje shtet te organizuar zgjedhjet jashte kufijve. Ne ende kemi probleme me organizimin e votimeve brenda territorit', tha Shehi.

Duke u ndalur tek rreziku i manipulimit te votes se migranteve, Dashamir Shehi, i referohet nje numri te madh votuesish ne Greqi qe sipas tij llogariten 100 deri ne 150 mije.

Ndikimi i politikes greke gjate zgjedhjeve ne Shqiperi kryesisht gjate atyre lokale nese kemi parasysh Himaren, ka qene mjaft i dukshem. Shehi hedh dyshimin e pare serioz per voten e migranteve  qe jetojne ne Greqi duke sjelle kete argument.

"Ky eshte nje komunitet per hir te mungeses se shtetit te vet eshte detyruar te nderroje emrin, keshtu qe nuk e ka problem as te nderroje voten. Jane rreth 100-150 mije votues qe perbejne 10-15 perqind te zgjedhesve dhe vota e tyre mund te jete percaktuese per fatin e politikes ne Shqiperi. Vota e tyre mund te jete e ndikuar dhe keshtu mund te percaktohet lidershipi politik nen mbikeqyrjen e fqinjeve, ndaj mendoj se kjo eshte premature dhe me rrezik per demokracine", u shpreh Shehi.

Gjithesi dhe reagimi  Shehit ashtu si propozimet e mehershme te LSI-se dhe grupimit g99 jane me shume, pjese e nje debati etik se sa politik, sepse dy partite e medha vendimmarrese ne kodin e ri zgjedhor kane dhene tashme shenja te qarta se ceshtja e perfshirjes se emigraneteve ne zgjedhjet e pergjithshme nuk do te diskutohet se paku per zgjedhjet vitin 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›