Butrinti ose frymëzimi njujorkez
18/06/2005 Carolynne Whitefeather, profesorja amerikane e studimit të artit në universitetin “Utica College”, mes rrënojave të botës antike, ka çelur një ekspozitë të veçantë me 18 punime të frymëzuara nga qytetërimi i hershëm në Butrint; Ky është pjesë e një programi të rëndësishem për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, që mbështetet nga Departamenti i Shtetit të Amerikës
"E konsideroj fat që ndodhem në qytetin antik të Butrintit", është shprehur profesorja amerikane e studimit të artit në universitetin “Utica College”, të Nju-Jorkut, Carolynne Whitefeather.
Carolynne, prej 18 ditësh udhëheq në Butrint një grup studentësh, që siç shprehet ajo, "janë nga më të zgjedhurit e universitetit ‘Utica College’”. Mes rrënojave të botës antike, ajo ka çelur një ekspozitë të veçantë me 18 punime të frymëzuara nga qytetërimi i hershëm në Butrint. Carolynne Whitefeather, thotë se është pjesë e një programi të rëndësishëm për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare që mbështetet nga Departamenti i Shtetit të Amerikës dhe personalisht nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Marcie Ries.
Punimet e saj janë realizuar me një teknikë të veçantë, ku shpesh elementët grafikë të punuar në qelq ose peçikllas, alternohen me detaje natyrore nga bota e Butrintit. Punët e ekspozuara kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Ndër motivet e punëve të ekspozitës bëjnë pjesë edhe figura të njohura nga mozaikët e famshëm të Butrintit.
"Këtu kam njohur më mirë historinë dhe qytetërimin e Butrintit dhe të Shqipërisë", shprehet për agjencinë e lajmeve telegrafike, profesorja e universitetit të Nju- Jorkut, e cila shton se "punimet e studentëve të saj janë eksperienca dhe imazhe që përfitojnë nga qëndrimi dhe njohja e këtij realiteti të historisë dhe antikitetit”.
"Gjithçka nisi nga një takim në Nju-Jork, kur nga Parku arkeologjik i Butrintit mora një ftesë, që punimet e mia të ekspozoheshin edhe në mjediset e këtij qyteti të lashtë", tregon ajo. Sipas saj, "të ndodhesh në Butrint është një fat për këdo dhe pa dyshim për një profesor që mëson studentët e tij për të fituar eksperienca të reja me imazhet e një bote, ku përzihet krejt natyrshëm antikiteti dhe natyra e papërsëritshme".
Në përgjigje të pyetjes se si rrjedh jeta këtu në Butrint, Carolynne të vizaton në letër një rreth dhe thotë se, "koha këtu rrjedh shumë ngadalë". Pastaj e ndan rrethin me një vizë në mes dhe shprehet "këtu të duket se një këmbë e ke në botën antike, mijëra vjet larg, ndërsa këmbën tjetër e ke në realitetin e sotëm".
Programi i bashkëpunimit amerikano-shqiptar që ajo përmendi më sipër, duket se do të përfshijë edhe kurse të studentëve amerikanë në Butrint dhe në zona të tjera të Shqipërisë, por edhe të studentëve shqiptarë në SHBA. "Për ne është e rëndësishme që t'i edukojmë studentët tanë me atë çka është Butrinti, sepse shumë njerëz në Botë nuk e dinë çfarë ka këtu".
Shumë shpejt pritet të mbërrijë këtu edhe presidenti i Universitetit “Utica College”, Todd Hutton. Sipas Carolynne, "mbërritja e tij lidhet me një program ndërkombëtar për Butrintin dhe gjithë Shqipërinë". Duke qëndruar para punimeve të ekspozitës së saj mbi gurët gjigandë të shek.VI para Krishtit, ajo shprehet se "arti ka qenë gjithnjë një krijesë specifike e Zotit dhe është ngjyra e parë e të drejtave njerëzore".
"E di"?, të pyet papritur profesorja nga Nju-Jorku, "tani, çdo punim imi në të ardhmen do të lidhet me Sarandën, Butrintin dhe Shqipërinë. Sepse këtu ka shumë dritë, shumë vlera të trashëgimisë dhe shumë komunikim njerëzor".
Carolynne: Butrinti...një këmbë, mijëra vjet larg
Në përgjigje të pyetjes se si rrjedh jeta në Butrint, Carolynne të vizaton në letër një rreth dhe thotë se, "koha këtu rrjedh shumë ngadalë". Pastaj e ndan rrethin me një vizë në mes dhe shprehet: "Këtu të duket se një këmbë e ke në botën antike, mijëra vjet larg, ndërsa këmbën tjetër e ke në realitetin e sotëm".

Shumë shpejt pritet të mbërrijë këtu edhe presidenti i Universitetit “Utica College”, Todd Hutton. Sipas Carolynne, "mbërritja e tij lidhet me një program ndërkombëtar për Butrintin dhe gjithë Shqipërinë".
Duke qëndruar para punimeve të ekspozitës së saj mbi gurët gjigandë të shek.VI para Krishtit, ajo shprehet se "arti ka qenë gjithnjë një krijesë specifike e Zotit dhe është ngjyra e parë e të drejtave njerëzore".