E Diel, 1 Nëntor 2026

Në TV ka dalë më shumë PS si parti dhe Berisha si person

17/06/2005  Mediat shqiptare janë ndërgjegjësuar për sa i përket misionit të tyre pasqyrues të aktiviteteve politike në këtë prag zgjedhjesh.Vlerësimi ka dalë nga raporti i dytë i monitorimit të mediave të kryera nga katër organizata joqeveritare si Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit ACAC, Qendra për Transparencë dhe Infomacion të Lirë CTFI, Instituti për Sondazhe dhe Opinone ISO dhe Instituti për Kërkime Zhvillimi dhe Alternativa IDRA, me financim të NDI-së. Ndonëse ka përmirësime në krahasim me raportin e parë të 13 deri 27 majit raporti dyjavor 28 maj-10 qershor thekson se ka akoma vend për të ndryshuar. Edhe pse vihet re tendenca për balancimin e aktiviteteve politike të partive dhe hapësirave dedikuar politikanëve si dhe konteksti me të cilin është trajtuar lajmi, sipas përfaqësuesve të monitorimit, vërehen akoma shkelje të Kodit Zgjedhor për çështjet e transmetimit në televizione. Gjatë dy javëve, raporti vëren se media është duke balancuar lajmet e fushatës, duke i dhënë hapësirë të gjitha partive të përfshira në këto zgjedhje. Në mediat vizive, Partia Socialiste ka zënë hapësirën më të madhe të informacionit, ndërkohë që politikani që ka zënë hapësirat e sinkronave është regjistruar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Drejtuesit e këtij raporti janë shprehur se monitorimi është zhvilluar në një bashkëpunim me mediat dhe nuk është ndikuar nga asnjë tension, apo presion nga mediat apo politikanë. Ndërkohë Televizionin Publik Shqiptar raporti e cilëson si një TV që mban anën dhe mbështet hapur Partinë Socialiste dhe qeverinë, ndërsa mediat e tjera vizive kanë shënuar hapa të kënaqshëm për sa i përket balancimit. Në monitorimin e shtypit të shkrura, që ëshhtë një veçanti e këtij raporti, vërehet se të 6 gazetat e vëzhguara kanë tendencë për mbështetjen e një force politike. Sipas përfaqësuesit të CTFI-së dhe në mediat e shkruara është vënë re tendenca për të balancuar pasqyrimin e aktiviteteve të partive politike. Shumë gazeta kanë regjistruar preferenca për subjekte të ndryshme si LSI-së apo PSD. Monitorimi është bërë me dy metoda kryesore, atë cilësore dhe sasiore. Në monitorim janë përfshirë katër elementë koha tolate dhe konteksti që i është dedikuar partive si dhe thëniet, sikronet të politikanëve si dhe konteksti i tyre. Ndërkohë që monitorimi i mediave do të vazhdojë dhe në dy javët e ardhshme, ku priten të dalin dhe dy raporte të tjerë, ku njëri prej tyre do të jetë raport përfundimtar mbi punën e gazetarëve mbi fushatën e zgjedhjeve të 3 korrikut.

TVA dhe Koha TV kanë bërë progres për balancimin e raportimit për qeverinë dhe PS-së nga një raportim i njëanshëm drejt balancimit

TVSH vazhdon të jetë larg raportimit të balancuar, duke mbështetur qeverinë dhe PS-në, por ka bërë përmirësime në krahasim me raportin e parë

Gratë në fushatë marrin një raportim shumë të vogël kohor dhe ka një mosbalancim të theksuar të kohës mes burrave dhe grave politikanë

Raportimi për LSI-së në pjesën më të madhe të mediave është rritur, kjo e shoqëruar me kontekst pozitiv të lajmit

Katër organizatat joqeveritare publikojnë raportin për mediat

Në TV ka dalë më shumë PS si Parti dhe Berisha si person

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›