Scarlett Johansson: Më pëlqen të bëj dashuri në makinë
18/06/2005 Fantazia erotike më eksituese për bukuroshen Scarlett Johansson është të bëjë dashuri në sedijen e pasme të makinës. Aktorja 20-vjeçare ëndërron të zhvishet dhe të përhumbet në hapësirën e ngushtë dhe aspak të rehatshme të sediljes së makinës. “Mendoj se të bësh dashuri në një makinë është shumë provokuese dhe eksituese. Nëse do të më duhet të fantazoj mbi pozicionin më seksi, të çmendur dhe argëtues, do të më pëlqente të gjendesha në një makinë”, shpjegon ylli i ri i Hollivudit, Scarlett Johansson, që shton se është gati të shfaqet nudo edhe në ekranin e madh.
“Në këtë rast bëhet fjalë vetëm për të qenë në filmin e duhur”, ka saktësuar aktorja e re.
“Zakonisht ndjehem nervoze para se të nisin xhirimet e një filmi dhe, ndoshta nisur edhe nga kjo, nuk kam menduar seriozisht të shfaqem nudo. Por, nëse do të jetë personazhi interesant në filmin e duhur, nuk do ta refuzoj”, shprehet më tej Scarllett. Scarlett Johansson, që ende nuk ka mbushur 20 vjeçe, është kthyer në një nga aktoret më të famshme. Ka interpretuar në krah të Tom Cruise e Brian De Palma, ndërsa Woody Allen e ka zgjedhur si aktore në një nga filmat e tij të fundit. Në një nga filmat e saj më të suksesshëm është “Vajza me vathët prej perle”. Scarlett ka luajtur në krah të aktorit Colin Firth, duke interpretuar personazhin e Griet, një vajzë e re që bie në dashuri me piktorin Johannes Vermeer.