Hapet shkolla e parë e dashurisë
18/06/2005 Është hapur në Kalkuta shkolla e parë e dashurisë. Një shkollë seksi, që do të mësojë se si të përmirësojmë jetën seksuale, të shtojmë dëshirën dhe t’i qëndrojmë besnikë partnerit, por duke zbuluar kënaqësinë e fshehtësisë, që do të synojë t’u mësojë çifteve indiane sekretet e Kama Sutrës.
Shkolla e parë e seksit do t’u ofrojë studentëve të saj kurse të edukimit seksual, këshilla dhe terapi në çift.
Nismëtarët e kësaj iniciative, që ende nuk kanë vendosur se si do ta emërtojnë këtë institut, kanë nënvizuar qëllimin e tyre për promovimin e besnikërisë së çifteve, duke iu mësuar të rinjve mënyrat dhe rrugët për të jetuar një jetë seksuale të sigurtë dhe të suksesshme.
“Besnikëria garantohet nga fakti se në jetën seksuale të çifteve do të eliminohet plotësisht mërzia dhe monotonia”, shprehet zëdhënësi i shkollës Girdhari Joshi. “Me të gjetur boshtin e kënaqësisë në seksin martesor, nuk ka më motiv për të kërkuar partner tjetër. Për këtë arsye, Kama Sutra mund të jetë një kuti e çmuar me informacione se si mund të përmirësojmë kënaqësinë. Libri i dashurisë do të jetë një guidë për të zgjidhur problemet”.
Studentët do të kenë mundësinë të zgjedhin midis tre kurseve të ndryshme, që udhëhiqen nga doktorë, psikologë dhe disa të tjera nga mjeku personal. Kursi i parë lidhet me thelbin e artit të dashurisë, i dyti përqëndrohet më shumë në mënyrat e rritjes së kënaqësisë seksuale, ndërsa kursi i tretë ka në qendër të leksioneve të tij koncepte të avancuara të anatomisë, fiziologjisë dhe shkencës së sjelljes.