Butt pensionohet në verë

Portieri veteran i Bayern Munichut, Hans-Joerg Butt ka bërë të ditur se do të pensionohet këtë verë, pasi humbi vendin në formacionin bazë të ekipit në janar. 36 vjeçari iu bashkua Bayernit nga Benfica më 2008 dhe fillimisht ishte mbulesë e Michael Rengingut.
Mirëpo, nuk shkoi gjatë dhe ai mori statusin e titullarit dhe ishte në formacionin bazë deri në fillim të vitit 2011, kur trajneri Louis van Gaal e zëvendësoi me të riun Thomas Kraft. Butt ka pranuar se ishte i dëshpëruar nga kjo, por theksoi: “Ju mund të bëheni edhe më të fortë nga situata të tilla”.
Sa i përket përfundimit të karrierës, ai tashmë ka vendosur se ky do të jetë sezoni i fundit.
“Në verë do të marr një rol në qendrën e të rinjve”, tha ai për TZ. Butt përkrahu përpjekjet e klubit për transferimin e portierit të Schalke 04 dhe Kombëtares gjermane, Manuel Neuer.
“Neuer është portier i shkëlqyeshëm. Edhe pse është i ri, ai tashmë ka fituar mjaft përvojë dhe mund ta paramendoj këtu”, përfundoi Butt.