E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, pas Clichyt

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 19:00

Bayern Munich i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Gael Clichy.

Kontrata e reprezentuesit francez me klubin londinez skadon në qershor 2012 dhe së fundmi kanë qarkulluar spekulime rreth largimit të tij në fund të sezonit.

Juventus besohet se është i interesuar për shërbimet e tij, por mediet gjermane kanë njoftuar të martën se edhe Bayern ka identifikuar Clichyn si futbollistin e nevojshëm për të mbuluar pozitën problematike në krahun e majtë të mbrojtjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›