Inzaghi kthehet pas tri javësh

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 19:41
Milan do të përkrahet në synimin e vet për të fituar titullin në Serie A, pasi sulmuesi veteran Filippo Inzaghi është në prag të rikthimit nga lëndimi.
Inzaghi pritej të qëndronte jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit, pas dëmtimit në ligamentet e gjurit në fitoren 3-1 ndaj Palermos vitin e kaluar, por sulmuesi është rikuperuar pas operacionit dhe është kthyer në stërvitje.
“Do të kthehem për 20 ditë dhe do t’i ndihmoj Milanit të fitojë. Ndihem shumë më mirë. Gjuri im nuk më shkakton më probleme dhe mendoj se do të jem në dispozicion për tri javë, por vetëm pasi të jem 100 për qind gati”, tha Inzaghi për Sport Mediaset.
Milan ka dy pikë më tepër se Inter në krye të tabelës në Serie A, para derbit të qytetit të shtunën.