Këndellet New York

Pas gjashtë humbjesh radhazi, New York ia doli të këndellet duke e mposhtur Orlandon falë 39 pikëve të Carmelo Anthony.
Chicago u dërrmua në shtëpi nga Philadelphia, kurse Bostoni humbi në parketin e Indianas. San Antonio e pësoi humbjen e katërt rresht.
Mirëpo, këtë radhë Spurs patën ndoshta arsye sepse përpos Duncan, munguan edhe Parket e Ginobili.
Washington e arriti fitoren e dytë rresht si mysafir, derisa Charlotte e siguroi një vend në play-off, pasi e mundi Milwaukeen.
New York-Orlando 113-106
New York: Anthony 39
Orlando: Howard 29
San Antonio-Portland 92-100
San Antonio: Hill 27
Portland: Miller 26
Indiana-Boston 107-100
Indiana: Hibbert 26
Boston: Pierce 23
Chicago-Philadelphia 85-97
Chicago: Rose 31
Philadelphia: Young 21
Charlotte-Milwaukee 87-86
Charlotte: Jackson 18
Milwaukee: Jennings 26
Utah-Washington 95-100
Utah: Miles 17
Washington: Wall 28