Buttiglione: Parlamenti Europian dhe organizmat ndërkombëtare vlerësuan se zgjedhjet në Shqipëri ishin të rregullta. I bëj apel forcave politike të njohin rezultatin.
Vlerësimi unanim i Parlamenti Europian dhe organizmave të tjera ndërkombëtare që ndoqën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishte se këto zgjedhje ishin të rregullta. I bëj apel forcave politike të njohin rezultatin.
Kështu u shpreh sot zëvendës presidenti i Parlamentit Italian Rocco Buttiglione pas takimit me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.
Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, zoti Buttiglione tha se sheh më kënaqësi se Shqipëria ka bërë një progres të madh si politik ashtu edhe në ekonomi e në demokraci.
Në takim u bisedua për proceset integruese të Shqipërisë, për heqjen e vizave në vitin
e ardhshem, për përshpejtimin e hapava drejt anëtarësimit në BE si edhe në forcimin e bashkëpunimit shumëdimensional mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në konferencën e përbashkët për mediat zëvendëspresidenti Buttiglione dhe Kryetarja e Kuvendit ndër të tjera thanë:
Jozefina Topalli: Unë kam patur nderin të pres sot në zyrën time zëvendës presidentin e parlamentit Italian, që është edhe president i një prej partive të rëndësishme italiane parlamentare. Unë e falënderova për mbështetjen që Italia ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve si një ndër akokatet më të shkëlqyera në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Biseduam së bashku se do të takohemi përsëri në Itali në një vizitë zyrtare që do të zhvilloj në ditët e ardhshme. Presideti Buttiglione është një avokat i Shqipërisë ndër vite dhe ne biseduam për liberalizimin e vizave. E falënderova për mbështetjen e Italisë në vendimin e marrë në 16 nëntor kur 27 qeveri europiane i thanë poSshqipërisë në kërkesën e saj në rrugën e integrimit dhe gjeta mbështetje nga presidenti Buttiglione në mënyrë të veçantë për atë që e kemi më të rëndësishme, në qellimin tonë më të veçantë; në heqjen e vizave në vitin e ardhshëm, mbështetje që na është dhënë edhe nga qeveria italiane dhe ministri i jastëm gjatë gjithë kësaj periudhe.
Rocco Buttiglione: Për mua ishte një nder dhe kënaqësi të jem këtu sot në Shqipëri edhe një herë dhe të takoj zonjën Topalli, që kaq denjësisht përfaqëson parlamentin shqiptar dhe gëzon një prestigj dhe miqësi e simpati në Itali dhe në vendet e tjera të Europës. Herën e parë që erdha në Shqipëri kam thënë se Shqipëria i përket Europës. Shqipëria është një vend europian. Dhe kam kënaqësi kur shoh rrugën e madhe që Shqipëria ka bërë drejt Europës, një rrugë në dimensionin ekonomik, dimensionin civil, dimensionin politik në stabilitetin e një demokracie të fortë. Jam i bindur se Shqipëria do të marrë atë që kërkon përsa i përket hyrjes në shengen si dhe në njohjen e statusit të vendit kandidat. Nuk duhet nënvlerësuar domethënia e madhe simbolike e këtyre dy rezultateve.
Pak vite më parë shqiptarët vinin në mënyrë klandestine, kishte shumë paragjykime për ta. Sot komuniteti shqiptar është i respektuar dhe i dashur në Itali e po ashtu edhe në vendet të tjera dhe nesër shqipëtarët do të mund të levizin në të gjithë Europën pa viza.
Kur ishim në fillim të këtij procesi, kishte shumë mosbesin dhe unë gjithnjë kam kujtuar lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Italisë, lidhje gjaku, historie dhe kulture. Shqipëria ka bërë progres të madh edhe në fushën e demokracisë. Demokracia ka shpesh konflikte, ndonjëherë edhe të ndezura. Unë do doja ti drejtoj një apel të gjitha forcave politike shqiptare; të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Në një demokraci është e rëndësishme si të qeverisësh ashtu edhe të bësh opozitë. I pyetur se si e komneton ai bojkotin e opozitës, zoti Buttiglione ndër të tjera tha: Rocco Butiglione: Dua të them se zgjedhjet në Shqipëri ishin të monitoruara nga shumë organizma ndërkombëtare dhe vlerësimi unanim i Parlamenti Europian dhe organizmave të tjera që ndoqën këtë çështje ishte se zgjedhjet ishin të rregullta. Unë mendoj se është koha që opozita dhe qeveria të tregohen bujare për të ecur normalisht në proceset demokratike të vendit.