Kryetarja e Kuvendit takon senatoren franceze Joelle Garriaut Maylam.
Në zgjedhjet e 28 qershori, populli foli. U bënë zgjedhje demokratike dhe insitucionet duhet të respektohen. tha sot senatorja franceze Joelle Garriaut Maylam, pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në bisedën me Kryetaren e Kuvendit, senatorja Maylam tha se transformimet në Shqipëri janë impresionuese ndërsa vlerësoi faktin që në krye të parlamentit është një grua. Kjo është diçka e rralle edhe në Europë tha ajo dhe është një shenjë e fortë e energjisë dhe forcës suaj por edhe e demokracisë së shoqërisë shqiptare.
Ajo tha se Franca, autoritet e saj, kanë kënaqësinë të mbështesin dhe të ndihmojnë Shqipërinë në në përshpejtimin e proceseve integruese.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi Francën për mbështetjen dhe votën e saj pro Shqipërisë në 16 nëntor, për pranimin e statusit të vendit kandidat në BE. Po ashtu edhe deputetët francezë të Parlamentit Europian për rezolutën e cila vlerëson arritjet madhore të Shqipërisë në zgjedhet e 28 Qershorit.
Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët me vokacionin dhe mendësinë e tyre perëndimore janë energjia kryesore integruese. Ajo tha se, ne ndihemi krenarë që bëmë të mundur që ata të jenë qytetarë të NATO-s, të lëvizin vitin e ardhshëm pa viza dhe së shpejti të bëhen edhe qytetarë të Bashkimit Europian, sepse shqiptarët janë europianë.
Kryetarja e Kuvendit dhe senatorja Maylam shprehën bashkarisht interesin për rritjen e shkëmbimeve parlamentare mes Senatit dhe Asamblesë Kombëtare të Francës dhe Kuvendit të Shqipërisë.