Kryetarja e Kuvendit takohet me përfaqësuesit e delegacioneve parlamentare në Konferencën rajonale të sigurisë.
Gjatë punimeve të Konferencës parlamentare rajonale për sigurinë, Kryetarja e Kuvendit u takua me disa nga përfaqësuesit e delegacioneve parlamentare të pranishme.
Në takimin me përfaqësuesin e delegacionit të parlamentit të Greqisë, zotin Pantelis Oikonomu, Kryetarja e Kuvendit e falenderoi për gjithë mbështetjen që Greqia ka dhënë në integrimin e Shqipërisë, në pranimin e kërkesës së saj për statusin e vendit kandidat, si dhe për heqjen e vizave në korrik të vitit të ardhshëm.
Duke përgëzuar Kryetaren dhe Kuvendin e Shqipërisë për nismën e konfrencës rajonale, zoti Oikonomi rikonfirmoi politikën e qeverisë Greke për një anëtarësim të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, deri në vitin 2014.
Në takimin me përfaqësuesin e delegacionit parlamentar të Italisë, Renato Farina biseda u ndal edhe në zgjedhjet e fundit, ku zoti Farina ka qenë në Shqipëri si monitorues.
Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë se zgjedhjet e fundit u çertifikuan nga ndërkombëtarët si të lira dhe të ndershme dhe përgjigje e këtij vlerësimi ishte edhe 16 nëntori, ditë kur 27 qeveri të BE-së i thanë po, kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
Zoti Farina, një njohës i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, tha se një nga gjërat që ai vlerëson te Shqipëria është ruajtja e vlerave dhe viryteve të famijles, vlera që janë shenjë domethënëse e civilizimit europian të këtij vendi.
Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime të veçanta edhe me përfaqësuesit e Parlamentit të Kroacisë, kryesuar nga Ante Kotromanoviç, Parlamentit të Maqedonisë, kryesuar nga zoti Vlado Buçkovski, të Parlamentit të Malit të zi, kryesuar nga zoti Fahrudin Hadroviç.
Në këto takime u diskutua forcimi i bashkëpunimit rajonal në rrugën e anëtarësimit në BE, të të gjitha vendeve të rajonit. Po ashtu u bisedua edhe mbi nismën e konferencës rajonale të sigurisë për krijimin e Asamblesë Parlamentare për Europën Juglindore, e cila, jo vetëm do të trajtojë problemet e sigurisë rajonale por do të shërbejë si një mjet i fortë lidhës mes vendeve të rajonit në përshpejtimin e hapava drejt Bashkimit Europian.