Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijon shqyrtimin e projektligjit Për detergjentët".
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 2.12.2009, në orën 11:00, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për detergjentët".
Ishin të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Zamir Stefani, Elfrida Bino dhe Erinda Prifti.
Fillimisht u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesve të ministrisë, të cilët kishin sjellë riformulim të nenit 5 të projektligjit, sipas vërejtjeve që bënë anëtarët e komisionit në mbledhjen e mëparshme.
Pas diskutimeve, komisioni vazhdoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit gjatë të cilit, u bënë vërejtje dhe ndryshime për nenet: 8, 10, 12, 13, 14, 15 dhe 17 me qëllim saktësimin dhe përmirësimin e tij.
Pas shqyrtimit nen për nen, komisioni e votoi në tërësi projektligjin dhe e miratoi atë me ndryshimet që u bënë në komision, të cilat do të paraqiten në raportin e komisionit për seancën plenare.