E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton kalendarin e punës për muajin dhjetor

  Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2009, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi projektkalendarin e punës për muajin dhjetor, mbështetur si në programin e punës së Kuvendit, ashtu dhe në çështjet specifike të tij.   Në përfundim të mbledhjes u miratua ky kalendar pune:      1 Në datat 9-10 dhjetor diskutimi i projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimeve.
2 Në datë 15 dhjetor - seancë dëgjimore në lidhje me peticionin e studentëve të Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Vlorës, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Konferencës së Rektorëve, të Këshillit Kombëtar të Studentëve, të Rektoratit të Universitetit të Vlorës dhe të një prej studentëve firmëtarë të peticionit.
3 Në datë 16 dhjetor - diskutim mbi mbarëvajtjen e veprimtarive për zbatimin e planit të veprimit për realizimin e reformës ligjbërëse midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
4 Në datë 22 dhjetor vazhdon diskutimi mbi mbarëvajtjen e veprimtarive për zbatimin e planit të veprimit për realizimin e reformës ligjbërëse midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
5 Në datë 23 dhjetor- shqyrtimi i korrespondencës drejtuar Komisionit.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›