E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxhetet lokale, Berisha: Këshillat pakt me kryebashkiakët

 

Pas ndryshimit të raporteve në disa këshilla bashkiakë si pasojë e koalicionit PD- LSI, Berisha u kërkon këshilltarëve në maxhorancë të mos bëhen pengesë për miratimin e buxheteve në ato bashki ku kryetari i përket opozitës. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverisë kërkoi në të njëjtën kohë nga kryebashkiakët të negociojnë me këshillat për prioritetet e buxhetit. “Qëndrimi i Kryeministrit dhe i maxhorancës është që zgjedhja për krijimin e maxhorancat e reja të mos mendojmë se mund të përdoret për bllokimin e pushtetit vendor. Maxhorancën ta përdorim për një shkallë shumë më të lartë përgjegjësie ndaj qytetarit, për të mbushur sa më mirë kërkesat e tyre”, u shpreh Berisha. Por sipas tij: “një thirrje imja, po kaq miqësore, ndaj kryetarëve të bashkive dhe të komunave që kanë rënë në minorancë, është të kuptojnë se buxheti duhet të vendoset mbi bazën e një dialogu dhe kompromisi, mbi bazën e qeverisjes vendore, sepse ky është një rregull i demokracisë botërore dhe nuk është vetëm i Shqipërisë. Është në interesin e tyre më të mirë që të ulen dhe të negociojnë për buxhetin që do të kalojnë në parlamentet vendore, të gjejnë kompromiset e mundshme dhe të vazhdojnë të qeverisin”. Por gjithsesi në fund kryeministri theksoi se Parlamenti (që në rastin e bashkive është këshilli bashkiak) është institucioni që miraton buxhetin. Në disa prej këshillave bashkiakë maxhoranca nuk është më në krahun e majtë, por ka kaluar nga koalicioni mes PD-së dhe LSI-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›