Paris Hilton, operacion plastik të gjoksit?
Me trup të tonifikuar dhe mjaft seksi, Paris Hilton arrin gjithmonë të surprizojë fansat e saj, me veshjet e tendencave më të fundit, bizhuteritë dhe atë që i ka falur natyra: trupin elegant. Trashëgimtarja e hoteleve “Hilton” nuk e kishte aspak problem të ekspozonte gjoksin e saj të vogël, duke thënë me krenari se nuk kishte aspak nevojë për ndërhyrje të operacioneve plastike. Në shfaqjen saj më të fundit, të bie në sy një gjoks më i plotë dhe një vajzë më e sigurt në vete. Bëhet fjalë për reçipeta me silikon apo për një operacion plastik? Bukuroshja më e fotografuar e Amerikës, kurrë më parë nuk i kishte dhënë rëndësi këtij detaji. Mbase sekreti i saj do të dalë në dritë ditët në vazhdim. Hilton njihet për flirtimet me figura të njohura të botës së spektaklit dhe së fundmi shoqërohet me Daglas Reinhart, të cilin e la për pak muaj për t’u lidhur sërish më e dashuruar se kurrë.
3 Nentor 2009