Britni Spirs, këngëtarja, me kërcime seksi në videon e re
Kënga e titulluar “3” është krijimi më i fundit i Britni Spirs, e cila bie në sy me kërcimet që të lënë pa frymë, pasi parfumoset si kurrë më parë. Në pamjet më të nxehta ajo shihet me trupin e lyer me të bardhë, ku lëviz në mënyrë sensuale së bashku me grupin e balerinëve. Kënga do të jetë pjesë e “The Singles Collection” dhe do të dalë në SHBA më 20 nëntor. Ky disk do të jetë në shitje në dy versione”: “Ultimate fan box set” dhe në versionin standard. “Ultimate fan box set” do të përmbajë 29 krijime së bashku me këngën e titulluar “3”. Disku përfshin një dvd me të gjitha videot e artistes në rend kronologjik. Ndërsa versioni standard do të përmbajë 17 këngë, së bashku me këngën “3”. Në dhjetë vjet të karrierës së saj, Britni ka nxjerrë në treg 5 albume dhe shumë shpesh ka qenë në krye të toplistave botërore. Ndër këto këngë përmendim: “Baby One More Time” (1999); “Oops!... I Did It Again” (2000); “Britney” (2001); “In The Zone” (2003); “Blackout” (2007) dhe “Circus” (2008) që kanë shitur në gjithë botën rreth 63 milionë kopje.
3 Nentor 2009