Miniera e Bulqizës- Nesër 600 minatorët i rikthehen punës
Bulqizë- 600 minatorët e minierës së kromit në Bulqizë do ti rikthehen nesër punës, pas vendimit të METE për rifillimin e saj.
Mesohet se pasi inspektoret e Repartit të Shpëtim Minierave (RIMSH) ditën e sotme kanë kryer inspektimet e minierës, ata kanë arritur në përfundimin se puna mund të rifillojë që neser. Por bëhet me dije se fillimsht do rehabilitohen të gjitha frontet e punës në mënyrë që minatoret të jenë të sigurt gjatë procesit të punës, dhe më vonë do rifillojë edhe nxjerrja e kromit.
Nga ana e saj METE ka deklaruar se është bërë akt-zhbllokimi i punimëve në miniere, për të rifilluar kështu pas një periudhe 6 mujore puna të gjitha fronte e minierës. METE ka theksuar se puna do kryete nën monitorim të vazhdueshëm të nivelit të gazit të hidrogjenit nëpër galeri, në mënyrë që të shmangen përsëritja e tragjedive të mëparshme në këtë minierë.
Prej kohësh minatorët së bashku me përfaqësuesit e sindikatës së tyre janë ankuar pranë organëve kompetente se mbyllja e minierës ishte fatale për ta. Pasi sipas tyre ato prej muajsh po mbijetonin më shumë sakrifica gjëndjes së vështirë ekonomike.
Shkrime të tjera me interes: