Ti japim fund trafikimit te qenieve njerezore
NgaHILLARY CLINTON
Nxenesit e shkollave fillore anembane Shteteve te Bashkuara mesojne ne shkolla se skllaveria mori fund ne shekullin e 19-te. Por fatkeqesisht tani rreth 150 vjet me vone lufta per ti...
dhene fund ketij mallkimi global nuk ka mbaruar. Ne ditet e sotme ajo ka marre forme tjeter dhe ne i kemi vene emer tjeter - trafikim i qenieve njerezore - por eshte perseri i njejti poshterim i dinjitetit njerezor ne Shtetet e Bashkuara dhe ne gjithe boten.
Edhe pse shifrat variojne gjeresisht gjasat jane qe rreth 12 deri ne 27 milione qenie njerezore vuajne ne skllaveri ne mbare boten. Burra gra e femije jane zene ne carkun e prostitucionit apo
punes ne fusha dhe fabrika nen mbikeqyres mizore te cilet i kercenojne ata me dhune apo burgosje nese perpiqen te arratisen. Ne fillim te ketij viti u denuan gjashte rekrutues ne ishujt Havai ne rastin me numrin me te madh te trafikimit te qenieve njerezore te shqyrtuar ndonjehere ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ata detyruan 400 punetore tajlandeze te punonin ne ferme duke iu konfiskuar pasaportat dhe duke i kercenuar me debim ne vendin e tyre.
E kam pare me syte e mi vuajtjen qe shkakton trafikimi i qenieve njerezore. Ky trafikim nuk sjell vetem lendim e abuzim - ai i zhvesh viktimat nga fuqia per te kontrolluar fatin e jetes se tyre. Kam takuar ne Tailande vajza adoleshente te cilat ishin marre prostituta qe kur ishin femije dhe qe po humbnin jeten nga SIDA. Ne Europen Lindore kam takuar nena te cilat kane humbur djemte e vajzat ne trafikim e qe nuk kishin ku te drejtoheshin per ndihme. Ky eshte dhunim i besimit tone thelbesor se gjithe njerezit kudo qe jane meritojne te jetojne te lire te punojne me dinjitet dhe te ndjekin endrrat e tyre.
Per dhjetevjecare me radhe ky problem ka kaluar pa u vene re. Por si kete jave para 10 vjetesh Presidenti Klinton firmosi Aktin per Mbrojtjen e Viktimave te Trafikimit akt i cili na dha me shume mjete per te sjelle trafikuesit perpara drejtesise dhe per tiu dhene viktimave sherbime ligjore dhe cfaredo mbeshtetjeje tjeter. Sot punonjesit e policise aktivistet dhe qeverite bashkerendisin perpjekjet e tyre me me shume efikasitet. Mijera viktima jane liruar ne gjithe boten dhe shume te tjera qendrojne ne Amerike ligjerisht dhe me leje pune. Disa madje jane bere qytetare amerikane e jane bere pjese e ceshtjes per parandalimin e shkaterrimit te jeteve te tjera nga trafikantet.
Kjo levizje moderne kunder trafikimit nuk eshte aktive vetem ne Shtetet e Bashkuara. Pothuajse 150 shtete kane firmosur Protokollin e Trafikimit te Kombeve te Bashkuara per te mbrojtur viktimat e per te nxitur bashkepunim mes vendeve. Me shume se 116 shtete e kane deklaruar trafikimin te paligjshem dhe numri i viktimave te identifikuara dhe trafikanteve te kapur po rritet cdo vit.
Megjithate kemi ende rruge te gjate per te bere. Departamenti i Shteteve te Bashkuara nxjerr cdo vit nje raport mbi trafikimin e qenieve njerezore ne 177 vende perfshire tani edhe vendin tone. Raporti me i fundit ve ne dukje se 19 shtete kane kufizuar perpjekjet e tyre per luften kunder trafikimit dhe 13 shtete nuk permbushin standardet minimale per eliminimin e trafikimit e nuk jane duke bere asnje perpjekje per permiresim.
Ajo qe ka rendesi te vecante eshte qe qeverite te mbrojne me te prekurit - grate dhe femijet - te cilet jane me te prirur te jene viktima te trafikimit. Ata nuk jane thjesht synimi i trafikuesve per qellime seksuale por edhe i atyre qe trafikojne fuqi punetore dhe ata perbejne numrin me te madh te personave qe perfundojne ne pune te detyruar mbledhje pambuku nxjerrje mineralesh te rralla nentokesore kercime ne klube nate. Numrat mund te vazhdojne te rriten pasi kriza globale ekonomike ka bere qe nje numer me i madh grash te jene te ekspozuara ndaj rekrutuesve.
Ne duhet te ridyfishojme perpjekjet tona per te luftuar skllaverine moderne. Shpresoj qe vendet qe nuk kane pranuar Protokollin e Trafikimit te OKB-se ta bejne kete shpejt. Shume vende te tjera mund te bejne akoma me shume per te forcuar ligjet e tyre kunder trafikimit. Te gjitha qeverite mund te vene ne dispozicion me shume burime per te gjetur viktimat e per te ndeshkuar trafikantet e qenieve njerezore.
Edhe qytetaret mund te ndihmojne duke mbeshtetur ligjet qe ndalojne gjithe format e shfrytezimit dhe u japin viktimave mbeshtetjen qe u nevojitet per tu mekembur. Ata gjithashtu mund te punojne vullnetarisht ne streha per keto viktima dhe te inkurajojne kompanite te shfarosin punen e detyruar ne gjithe zinxhirin e tyre te furnizimit duke pare kete faqe interneti www.chainstorereaction.com.
Problemi i trafikimit modern mund te jete rrenjosur por eshte i zgjidhshem. Duke perdorur gjithe mjetet qe kemi ne dispozicion per tu bere presion trafikanteve mund ta vendosim veten ne rrugen e shkaterrimit te skllaverise moderne.
Sekretare Amerikane e Shtetit shkrim
posacerisht per gazeten Panorama