E Diel, 1 Nëntor 2026

“Buxheti 2009”, Berisha premton rritje të pensioneve

Buxheti i 2009 ka qenë pjesë e mbledhjes së sotme të qeverisë, ndërsa kryeministri Sali Berisha e ka vënë theksin në rritjen e pensioneve si në fshat ashtu edhe në qytet. 

TIRANE- Qeveria miraton projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili përkon edhe me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Drafti kap vlerën e 5 miliardë dollarëve dhe konsiderohet si buxheti më i madh i zbatuar ndonjëherë. Kryeministri Berisha ka deklaruar se infrastruktura rrugore do të mbetet prioritet absolut edhe në këtë projektbuxhet, ku vitin e ardhshëm pritet të përfundojnë disa nga projektet më të rëndësishme të rrugëve, përfshi atë që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.
Në buxhetin 2009 qeveria ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve, nisur edhe nga fakti se drafti është 1 miliardë lekë më i madh se buxheti i këtij viti. Kryeministri Berisha ka deklaruar se të tjerë prioritete të buxhetit të vitit të ardhshëm do të jenë investimet në ujësjellësa, në arsim dhe shëndetësi. Rritje fondesh do të ketë edhe për fushën e drejtësisë dhe bujqësinë, kryesisht në drejtim të granteve për fermerët. Pasi është miratuar në qeveri projektbuxheti I 2009 do te dërgohet në Kuvend për diskutim dhe miratim në komisionet parlamentare. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›