E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitmarrja, në pranga shefi i klinikës së spitalit të burgut

Është arrestuar ditën e sotme Ardian Nelaj, shefi i klinikës së spitalit të burgut në Tiranë. Nelaj punonte si kirurg pranë kësaj klinike dhe akuzohet për veprën penale të mitmarrjes ndaj pacientëve të ndyshëm. 

TIRANE- Arrestohet nën akuzën e mitmarrjes shefi i Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, Ardian Nelaj. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se 38 vjeçari Nelaj, me profesion Mjek - Kirurg, dyshohet se iu merrte para pacientëve të ndryshëm, në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale, të cilat i zhvillonte në sallën e Urgjencës së Spitalit Nr.2 Tiranë.
Në bazë të hetimeve të kryera, bëhet e ditur se mjeku Nelaj u kërkonte ryshfet të afërmëve të pacienteve, shumë e cila varionte në 20 000 lekë për një operacion.
Në momentin e arrestimit Nelajt iu sekuestrua nen cilësinë e provës materiale shuma e parave prej 545 000 lekësh, 760 Euro, 100 dollarë. Ndërkohë që çështja i kaloi për hetime të hollësishme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›