E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Dobrac: Te ringjallim fshatin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama eshte takuar me banoret e fshatit Dobrac ne veri te vendit, ku kane bashkebiseduar per bujqesine dhe zhvillimin rural.

Cmimet e larta te farerave dhe pesticideve ka qene shqetesimi kryesor qe kane shprehur fermeret duke spjeguar keshtu lenien dierre te tokave.

“Berisha dhe Topalli ketu ne Shkoder vijne per t’u kujtuar se dikush e ka pasur gjyshin komunist e dikush te persekutuar. Une kam ardhur qe t’ju them qe atyre qe kane vdekur t’iu ndrise shpirti aty ku jane, ndersa ne sot te jetojme ne nje Shqiperi evropiane qe ua kemi borxh femijeve te tyre”, eshte shprehur Rama.

Kryetari i socialisteve ka premtuar rigjallerimin e jetes dhe rritjen e fitimeve ne fshat. “I kemi te gjitha arsyet per te qendruar perkrah njeri-tjetrit, qofshim socialiste apo demokrate. Ne kemi nevoje per te njejtat zgjidhje”, ka shtuar Rama.

Idete e shpalosura gjate takimeve me fermeret do te sherbejne si pika referimi ne programin e ri per nxjerrjen e fashtit nga gjendja ku eshte zhytur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›