Itali, zbardhet skema e operacionit

Sipas agjencise italiane te lajmeve “ANSA”, organizata kishte si pjesetare italiane, shqiptare dhe rumune qe vepronin ne kontakt te ngushte me disa grupe mafioze lokale.
Burimet mediatike italiane thone se, ne krye te grupit ishte Saverio Magliaro, 58 vjec, i cili kishte ndertuar nje raport ekskluziviteti ne furnizimin e substancave narkotike qe vinin nga Shqiperia dhe kryesisht nga Shkodra.
Per kete qellim edhe operacioni i policise italiane ishte koduar me emrin “Shkodra”. Dy vellezerit Smajli nga ky qytet rezultojne te jene edhe personat me influencen me te madhe nder shqiptaret e implikuar ne kete trafik, duke siguruar drogen ne Shqiperi dhe duke bere edhe transportin e saj deri ne Kalabri ku edhe perpunohej.
Policia italiane ka bere te ditur se qendra e perpunimit te droges qe vinte nga Shqiperia ishte ne Altomonte, ku jane zbuluar disa apartamente ku grumbullohej dhe perpunohej droga perpara se te dilte ne tregun italian.
“ANSA”, duke iu referuar policise italiane, publikon se 10 prej atyre qe u eshte prere fleta e arrestit nga prokuroret italiane jane shqiptare, mes te cileve edhe kengetarja e njohur Liljana Kondakci, e cila perdorte popullaritetin per t’iu shmangur kontrolleve.
Policia italiane ka bere te ditur se pjestaret e organizates perdornin kode dhe se ata ishin zbuluar nepermjet pergjimeve telefonike dhe zberthimit te kodeve te perdorur nga ky rrjet trafikantesh.
Policia shqiptare nuk ka qene pjese e ketij operacioni, nderkohe qe mediat italiane kane publikuar edhe emrat e shqiptareve: Bashkim Kubazecaj, Luan Kubazecaj, Albert Mesiti, Elvis Metvelaj, Gential Ulqini, Fisnik Smajlaj, Liljana Kondakci, Rodon Rexhepi, Sajmir Ujkaj, Gentian Hamzaraj.