E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenomeni Pollo, bashkohen demokristianet

Rreziqet qe ofron per partite e vogla miratimi i Kodit te ri Elektoral kane vene ne levizje forcat politike parlamentare qe kane nisur te mbledhin pas vetes fraksionet e shkeputura kohe me pare, ose parti te te njejtit spekter.

Nje levizje qe do te rriste shanset per mbijetese pas zgjedhjeve te 2009-es ne Kuvendin e Shqiperise. Pas marteses se PD me PDR, edhe partite kristiane kane nisur te mblidhen nen te njejten cati.

Koalicioni me i ri perbehet nga demokristianet e Nard Ndokes, ata te Zef Lleshit dhe Partise se Bashkimit Demokristian.

“Bashkimi yne nuk eshte nje bashkim i bazuar mbi pazare dhe interesa te ngushta individuale sic po ndodhin bashkimet dhe shkrirjet e sotme te grupimeve politike te deshtuara”, ka deklaruar kryetari Nard Ndoka.

Ndoka premton krijimin e nje grupimi te fuqishem te qendres se djathte.

“Bashkimi yne sot i hap rrugen nje bashkepunimi me te gjere. Rigrupimit te te gjithe atij faktori politik te qendres se djathte, te cilet ndjehen te perjashtuar nga perfaqesimi politik dhe te diskriminuar prej politikes se ndjekur nga lidershipi i Partise Demokratike, i cili eshte shnderruar ne nje klan te majte qe konkurron perballe nje klani tjeter te se majtes ekstreme”, ka shtuar Ndoka.

Kodi i ri Zgjedhor, ende pa u miratuar, duket se ka hapur sezonin e ciftezimeve politike per partite e vogla, si domosdoshmeri per te lindur deputetet qe do te garantonin mbijetesen ne Kuvendin e Shqiperise ne zgjedhjet e vitit 2009, te parat qe do te mbahen me sistemin e ri zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›