E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenberg: Mbështetie Shqipëris për në BE

Në një takim të zhvilluar mes Kryetares së Kuvendit Topalli dhe ministrit të Jashtëm çek Karel Schwarzenberg, Shqipëria ka marrë një mbështetje nga ana e shtetit të Çekisë për integrimin e saj në BE. 

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur në një takim ministrin e punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Schëarzenberg. Topalli e ka falenderuar Schwarzenberg për mbështetjen që Çekia i ka dhënë Shqipërisë për Ratifikimin e Protokollit të NATO-s dhe MSA-së.
Kryetarja e Kuvendit Topalli theksoi gjithashtu se Shqipëria në tre vitet e fundit ka realizuar me sukses reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike, ndërsa po punohet për liberalizimin e plotë të vizave.
Ndërkohë ministri i Jashtëm çek Karel Schwarzenberg theksoi se Shqipëria do të ketë një mbështetje të vazhdueshme nga Çekia. Kjo e fundit merr presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, dhe sipas tij prioriteti i saj do të jetë Procesi i Integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimi i vizave për shqiptarët. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›