Buxheti 2009, Kuvendi e miraton brenda 1 minute projektin e qeverisë
Brenda një minute, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 77 vota pro projektbuxhetin e shtetit 2009, duke shmangur kështu çdo lloj diskutimi. Opozita, nga ana e saj, votoi kundër me 45 vota, ndërsa një votë ishte abstenim. I pranishëm në votim ishte edhe Kryeministrit i vendit, i cili sapo kishte mbërritur, ku nuk qëndroi më shumë se tre minuta. Mungesa e debatit lidhej me faktin se Kuvendi e kishte zhvilluar atë javën e kaluar, ku forca të ndryshme politike paraqiten me radhë qëndrimet e tyre për buxhetin e shtetit 2009, vlera e të cilit shkon në rreth 383 miliardë lekë. Qëndrimi kundër i Partisë Socialiste për buxhetin lidhet me faktin se grupi parlamentar i kësaj partie ka paraqitur disa variante të hartimit të tij, i cili synon në zbutjen e krizës ekonomike dhe më shumë mbështetje për shtresat e varfra.
Buxheti
Diskutimi për projektbuxhetin 2009 është zhvilluar pak në debatin e lirë prej një orësh në Kuvend. Qeveria e cilëson buxhetin më të mirin e mundshëm, i cili i hap rrugë zhvillimit të vendit me anë të rritjes së investimeve në sektorët më prioritarë. Përveç rritjes së investimeve, sikundër pretendon qeveria, një pjesë e buxhetit do të mbahet për planin e tij në drejtim të rritjes së pagave dhe pensioneve, deri në masën mesatare prej 15 për qind. Për këtë politikë, qeveria ka vendosur në dispozicion rreth 7.8 miliardë lekë, efekti i të cilit shtrihet duke nisur nga 1 maji 2009, pra dy muaj më herët se zakonisht, kjo për rrjedhojë të zgjedhjeve parlamentare. Vlera totale e investimeve të parashikuara për vitin 2009 nga të dyja burimet e financimit do të jetë rreth 93 miliardë lekë, diçka më pak se viti 2008. Në lidhje me nivelin e të ardhurave, qeveria e ka pranuar se ritmi i tyre rritës do të bjerë, për shkak të rënies ekonomike, duke ndikuar në shifrat e buxhetit për investimet. Ministria që do të marrë më tepër do të jetë, si gjithnjë, ajo e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me rreth 62 miliardë lekë.
Dyshimet
Qëndrimet kundër të opozitës ndaj buxhetit 2009 lidhen me mungesën e marrjes së masave për përballimin e krizës ekonomike, e cila pritet ta përfshijë vendin në vitin që vjen. Një tjetër debat lidhet me nivelin e rritjes ekonomike, ku qeveria dhe opozita nuk ndahen në të njëjtat mendime. Sipas opozitës, e cila i referohet studimit të kryer nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ekonomia e Shqipërisë do të pësojë rënie me më shumë se 2 për qind. Këtë fakt qeveria e hedh poshtë, duke pretenduar një rritje prej 6 për qind, madje Kryeministri prej kohësh vlerëson një rritje mbi 10 për qind.
Shifrat
I gjithë projektbuxheti për vitin 2009 parashikohet të jetë rreth 383 miliardë lekë, ofro 4.2 miliardë dollarë, me deficit prej 51 miliardë lekësh. Projekti i qeverisë arrihet falë të ardhurave, që për vitin tjetër rezulton në rreth 333 miliardë lekë. Sa i takon buxhetit për bashkitë dhe komunat, janë vendosur rreth 37 miliardë lekë fonde. Në lidhje me shpenzimet, të cilat konsiderohen prova më e madhe e qeverisë "Berisha", në projektbuxhet është parashikuar një fond prej 383 miliardë lekësh. Pjesa kryesore e fondit do të shkojë për shpenzime korrente (paga dhe shpenzime personeli) në masën e 282 miliardë lekëve. Janë parashikuar 90.012 miliardë lekë investime publike, nga të cilat 68.337 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 21.675 miliardë me financim të huaj, bazuar në kërkesat e ministrive.
Borxhi
Shtesa e stokut të borxhit deri në fund të vitit 2009 parashikohet të arrijë në 59.775 milionë lekë. Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit, për financimin e deficitit të buxhetit të vitit 2009, është 55.271 milionë lekë