Ronaldo, destinacioni mund të jetë Anglia
Anglia do të jetë e ardhmja e Ronaldos. Për këtë, është i sigurt agjenti i tij, Fabiano Farah, i cili, në një intervistë të dhënë për "Sunday Mirror", flet rreth situatës aktuale. "Mund të them se veç Mançester Sitit, interesi i të cilit është i njohur, janë të paktën tre klube të Premier, ata që më kanë kërkuar informacione, thotë menaxheri i tij. Punoj me Ronin prej shtatë vjetësh dhe e di se për të Anglia do të jetë destinacioni më i mundshëm i një karriere të mrekullueshme.