Eto‘o: Adebajor, lojtari më i mirë afrikan
Sulmuesi kamerunas i Barcelonës, Samuel Eto‘o, ka deklaruar se Emanuel Adebajor (nga Togo), duhet të jetë fituesi i çmimit "Lojtari i Vitit në Afrikë". Sipas tij, me paraqitjen e sezonit të kaluar, lojtari i Arsenalit e meriton vlerësimin individual. Për CFI, Eto‘o deklaroi: "Do më pëlqente ta fitoja sërish këtë çmim, por këtë vit mendoj se e meriton Adebajor. Paraqitjet e tij me Togon dhe Arsenalin ishin të jashtëzakonshme".